Epilogu

Kapja vazhdon| Qeveria ia propozoi Kuvendit zgjedhjen e gruas së një zëvendësministri në krye të Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës

Lëvizja Vetëvendosje, partia e kryeministrit Albin Kurti, gjatë gjithë vitit 2022 ka rehatuar familjarë e aktivistë të kësaj partie nëpër institucione. 

Kapja e radhës pritet të jetë e Agjencia për Krahasim dhe Verifikim të Pronës.

Afërdita Arifaj, bashkëshortja e Zëvendësministrit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, është propozuar për Drejtoreshë të Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës.

Në vendimin e nënshkruar nga kryeministri Albin Kurti thuhet se aprovohet propozimi i Komisionit Përzgjedhës për zgjedhjen e Drejtorit dhe Zëvendësdrejtorit të Sekretarisë Ekzekutive të Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, i emëruar me Vendim të Kryeministrit Nr.356/2022 datë 17 gusht 2022 dhe Vendimin Nr.216/2022 të datës 9 shkurt 2022.

“Qeveria e Republikës së Kosovës i propozon Kuvendit të Republikës së Kosovës për Drejtor dhe Zëvendësdrejtor të Sekretarisë Ekzekutive të Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës/AKVP, këta kandidatë: Për drejtor propozohet Afërdita Beka-Arifaj, ndërsa për zëvendësdrejtor propozohet Milaim Çekaj.”, thuhet në vendimin e nënshkruar nga Kurti, raporton Demokracia.com.

Vendimi e obligon Sekretarin e Përgjithshëm të Zyrës së Kryeministrit që vendimin dhe biografitë e kandidatëve të propozuar t’ia procedojë Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Vendimi hyn në fuqi ditën e publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. /Demokracia.com/

Exit mobile version