Kastrati theksoi se me buzëqeshje e nisën dhe me buzëqeshje po e përfundojnë këtë vit Halil Kastrati me Shoqatën e Bamirësisë “Jetimat e Ballkanit” dhe falë ndihmës së shumë njerëzve vullnetmirë u ka ndihmuar shumë familjeve në kushte të vështira ekonomike.
Kastrati me “Jetimat e Ballkanit” ka bërë me shtëpi shumë familje pa kulm mbi kokë, në Kosovë dhe më gjerë.
Në ditët e fundit të këtij vitit, Kastrati ka treguar punën e tij dhe të gjithë atyre që kanë ndihmuar gjatë vitit 2018. Kastrati përmes një shkrimi në facebook ka theksuar se këtë vit që po lëmë pas kanë bërë me shtëpi mbi 120 familje si dhe kanë ndihmuar me ushqim, paga mujore e dhurata për njerëzit në nevojë. “Kontributi i juaj e puna e jone kete vit Me buzeqeshje e nisem dhe me buzeqeshje po e perfundojme kete vite Mbi 600.000 kg ushqim per nevojtaret per nje vit
Mbi 100.000 shujta ne kuzhinen tone kete vit Mbi 100.000 euro te dhuruara per shume te semur Mbi 120 shtepi e banesa ne trojet shqiptare Mbi 100 paga mujore per jetima Mbi 50 bursa stundetore kete vit Halil Kastrati para tri ditësh u zgjodh Personazhi i Vitit 2018 në emisionin “Prite të Gjelbrën” të RTV21.
Ndërsa, më 28 Nëntor Halil Kastrati së bashku me përfaqësues të organizatës “Jetimat e Ballkanit” bënë ndarjen e 28 shtëpive për 28 familje në nevojë në komunën e Prizrenit, Suharekës dhe Dragashit.