Epilogu

Kastrati: Bekim Kastrati një muaj para se të vritej ishte shpallur nga BOTA SOT, hajn e tradhtar

Shkruan: Rexhep Kastrati / ish kryeredaktor në mediumin botasot. Ai i ishte kundërpërgjigjur Naim Miftarit, mikut të Nazim Bllacës dhe njërit nga personat më të dyshimt në Kosovë për vrasjen e gazetarëve të botësot.

Ja shkrimi i plotë:

Naim Miftari paska thënë se ka kaluar koha kur gazetarët e “Botës sot” janë vrarë e kërcënuar, por koha kur janë vrarë ata, ka qenë kohë tjetër, dhe nga ajo kohë “Bota sot” ka veç emrin. Nuk di nga e merr këtë të drejtë për të folur në emër të gazetarëve të vrarë? Dhe me siguri e di se Bekim Kastrati nga stafi i “Botës sot” ishte shpall hajn, tradhtar dhe udbash shumë muaj para se të vritej fizikisht në rrethana dhe arsye që i di edhe Bajrush Morina, edhe Gani Geci! Sa për inskenimet tjera, për gjoja sulme, dhe krekosja prej babaxhani e pronarit të “Botës sot” që u ka borxh mijëra euro gazetarëve dhe korrespondentëve, veçsa e bën qesharak, kur dihet se vëllai i tij ka qenë, ose vazhdon të jetë në AAK.Por bëni çka të doni sot, ama me gjakun e gazetarëve të vrarë, mos luani!Vjen dita e çirren maskat, dalin në shesh intrigat…

Exit mobile version