Shkruan: Rexhep Kastrati
Halil Geci, trego kush e ka vrarë Bekim Kastratin e Besim Dajakun? Mbas vrasjes, në konakun tënd, në Llaushë, më ke pas thënë se e din kush! Pse nuk e thua që 17 vjet e kusur? Apo po kujtoni se do të mbetet pa u marr vesh e vërteta dhe do të mbetet pa dal në shesh mashtrimet dhe rrenat tuaja? Jo Halil, jo! Dhe e din mirë se unë ende nuk kam folur dhe kam çka të them!
Halil Geci nuk e paska fshehur dot ekzaltimin për gjendjen shëndetësore të z. Mustafa! Vallë të jetë ekzaltuar kështu edhe kur është vrarë Bekim Kastrati e Besim Dajaku? Po Halil Geci e di se dita e së vërtetës po vjen për ta dhe për të tjerë që fshihen mbrapa tyre! Kurse juve “rugovistë” që bënit avokatin e tyre, a nuk ju duket vetja të mjerë?