Epilogu

“E di mirë Halil Geci”, Kastrati: Pas vrasjes së Bekim Kastratit, gecët u bënë milionerë

Shkruan: Rexhep Kastrati

Nga kjo fotografi e shkrepur në shtator 2000, në odën e gecëve në Llaushë, dy mungojnë që nga 19 tetori 2001! Mungojnë Bekim Kastrati dhe Besim Dajaku! Të dy kanë qenë ushtarë të UÇK-së, kurse pas luftës Bekimi u angazhua korrespondent në “Bota sot”, kurse Besimi u angazhua në shërbimin e sigurisë të presidentit Rugova! Mungojnë se i kanë vrarë! Kush? E di mirë Halil Geci, i cili është i pari nga e majta e fotografisë, apo në të djathtën time, dhe Gani Geci, i pari nga e djathta e fotografisë, apo në të majtë të Besimit! E dinë këta mirë, dhe duhet të kenë kurajo ta thonë! Halil Geci në këtë odë të thjeshtë dhe pa salltanete më ka pas thënë: E dimë kush na ka vra, po nuk të tregojmë! Më erdhi rëndë, sepse Bekimin unë e kisha çuar te ta, se për familjen e tij, këmba e tij nuk do të shkilte te ta! Këtë ia thashë atë ditë Halilit, ashtu siç i thashë se nëse do të vritet dikush në emër të vrasjes së Bekimit dhe të Besimit, gishtin kam me e drejtu kah ju! Duhet të dalë dhe të dëshmohet e vërteta për këtë vrasje, e jo të vriten njerëz që mund të bëhen për të eliminuar dëshmitarë të mundshëm! Mirëpo, duket se kanë qenë dhe janë të shumtë ata që kanë qenë të interesuar që të zhduken dëshmitarë të mundshëm dhe të mos zbardhet e vërteta!

Njëzet e një vjet pas vrasjes së Bekim Kastratit e Besim Dajakut, ende kjo vrasje mbetet e pazbardhur, ndërkaq janë vrarë njerëz në emër të kësaj vrasjeje!

Në natën e 19 tetorit 2001, është vrarë në vend me një plumb Bekim Kastrati, dhe Besim Dajaku ka vdekur në spital nga plagët e shkaktuara në vendin e krimit!

Gani Geci, gjoja është plagosur, e Shani Geci nuk ka pësuar gjë!

Kio i bie që atë natë cak kanë qenë Bekim Kastrati e Besim Dajaku, e jo Gani Geci, e jo se jo Shani Geci!

Makinën ka qenë duke e ngarë Ganiu, e në sediljen përpara ka qenë i ulur Besim Dajaku! Mbrapa kanë qenë ulur Bekim Kastrati e Shani Geci!

Pas kësaj vrasjeje, gecët u bënë milionerë, e që besa edhe analistë politikë në mediat e Hashimit dhe të Surroit-Sorosit!

Bekim Kastrati e Besim Dajaku ka 21 vjet që po hanë dhe!

Exit mobile version