Epilogu

Kastrati: Pse nuk e botoi në”Bota sot” Bardhyl Ajeti një shkrim për Ramë Marajn, pak para vrasjes

Shkruan: Rexhep Kastrati / ish kryeredaktor i mediumit bota sot i cili ishte tërhequr nga ky medium dhe ka akuzuar rëndë drejtuesit e mediumit.

Sot janë bërë 15 vjet nga atentati ndaj Bardhyl Ajetit! Ky atentat është bërë vetëm një javë pas një shkrimi afirmativ që Bardhyli ka bërë për Ramë Marajn, të cilin, nuk e ka botuar në “Bota sot”, por në një faqe interneti! Pse nuk e ka botuar në “Bota sot”? A ishte kjo për shkak se gecët e Llaushës dhe Ramë Maraj ishin prishur ndërmjet vete? Të kujtojmë: Bajrush Morina, jarani i gecëve të Llaushës kishte mbetur në “Bota sot”, kurse Sylejman Aliu ishte larguar dhe bashkë me Ramë Marajn kishin themeluar një gazetë, ku drejtor ishte Ramë Maraj, kurse Sylejman Aliu ishte kryeredaktor i saj! Më vonë kjo gazetë ishte shuar! Prandaj, pyetja: Përse Bardhyl Ajeti shkrimin për Ramë Marajn nuk e ka botuar në “Bota sot”? A ka të bëjë me raportet e prishura ndërmjet gecëve të Llaushës dhe Ramë Marajt? Lutfi Haziri, që, po ashtu, është produkt i Ramë Marajt dhe që kishte raporte të afërta me Bardhylin, duhet të japë përgjigje në këto pyetje dhe të sqarojë se çka ka ndodhur në fakt gjatë javëve dhe muajve para atentatit ndaj Bardhylit!

Exit mobile version