fbpx
LajmeShëndeti

Katër deputetë të LDK’së dalin pozitiv me koronavirus

Katër deputetë të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, kanë dalë pozitiv në testin për Covid-19.

Burime të Gazetës Express bëjnë të ditur se katër deputetët e LDK’së që kanë rezultuar pozitiv janë: Arben Gashi, Kujtim Shala, Haxhi Avdyli dhe Visar Hoti.

Gjithashtu Express merr vesh se Kujtim Shala është pozitiv me koronavirus tash e pesë ditë. Derisa Visar Hoti dhe Haxhi Avdyli kanë dalë pozitiv sot.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar se sot janë konfirmuar edhe 114 raste të reja me koronavirus në vend.

Numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 3.178

Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK sot ka testuar 304 mostra, prej të cilave 114 kanë rezultuar pozitive.

“Rastet pozitive janë nga: komuna e Ferizajt 35 raste, komuna e Prishtinës 17 raste, komuna e Mitrovicës 9 raste, komuna e Pejës 9 raste, komuna e Vushtrrisë 9 raste, komuna e Prizrenit 8 raste, komuna e Gjakovës 7 raste, komuna e Rahovecit 5 raste, komuna e Gjilanit 4 raste, komuna e Vitisë 3 raste, komuna e Suharekës 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Hani i Elezit, Kaçanik, Kamenicë, Mamushë, Obiliq dhe Skenderaj”, ka njoftuar IKSHPK.

Instituti po ashtu ka bërë të ditur se janë shëruar edhe 117 persona të prekur nga koronavirusi.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close