Epilogu

Kelmendi: Bastisjen e Novosellës e urdhëroi Ibush Kllokoqi, “inskenim, dytë u futën dhe ikën në Shqipëri”

Në librin “Lëvizja” e Ibrahim Kelmendin në bashkëbisedim me ish kreun e LPK-së z. Bedri Islami, ka treguar një rast të bastisjes së shtëpisë së Sabdri Novosellës. Nuk duhet harruar fakti që Ibrahim Kelmendi shumë patriotin e atdhedashësin e ka qujtur dhe vazhdon ta quaj udbashë.

Rrëfimi i plotë:

Po të ketë qenë Sabri Novosella patriot i vërtetë, atëherë
më duhet t’i kërkoj falje dhe t’i përulëm, sepse vërtet e kam
kundërshtuar dhe e kam luftuar me përkushtim. Ta zëmë, qysh
në fillim jam munduar ta bind Jusufin se po gabonte që po e
respektonte dhe çmonte për udhëheqës. Ai, jo vetëm nuk më
dëgjonte, por edhe hidhërohej me mua. Ruaj bindjen se vetëm
gjatë dasmës se Kadriut e të Saimes, pas sqarimeve e mirëkuptimeve që kishim, Jusufi duhet të ketë filluar të lirohet prej
shpërdorimeve e tutelës së Sabriut.
Unë vazhdoj të mendoj se Sabriu ka sajuar organizatë fiktive për qëllime antishqiptare, ka mashtruar dhe ka manipuluar
personalitete, ka shpërdoruar emra personalitetesh, ka përvetësuar mjete të shumta që shteti shqiptar ia ka dhënë për të financuar veprimtarinë e organizatës së tij, është angazhuar me të
gjitha mundësitë e tij që ta zhdukë Lëvizjen e 17 Janarit 1982,
është marrë vazhdimisht vetëm me përçarje të emigracionit, na
ka komplotuar keq dhe rëndë sa herë i ka ardhur ndoresh, etj.
Në vazhdën e nxirosjes që po i bëj atij njeriu, – uroj të dal
i gabuar, – po sjell edhe informatën nga aktualiteti. Pas botimit të romanit “Atentatet”, Demë Ademaj, një ish-kryepolic
në Prishtinë, iu lut njërit të farefisit të tij, bashkëveprimtarit
tim shumëvjeçar, Malush Ademajt, që t’i organizonte një takim me mua për të diskutuar për romanin. Malushi, bashkë
me një bashkëveprimtar tjetër, Bilal Kryeziun (e Kievës), më
marrin dhe shkojmë në takim. Aty ish-kryepolici na rrëfeu
për mënyrën e bastisjes së shtëpisë dhe të “arratisjes” së Sabri
Novosellës në fund të vitit 1979. Atij i kishte dhënë urdhër
shefi i UDB-së së Prishtinës, Ibush Kllokoqi, që të përgatiste
ekipin policor për të bastisur shtëpinë e Sabri Novosellës dhe
për ta burgosur atë. Kryepolici kishte caktuar edhe 11 policë
dhe së bashku mbajtën nën vëzhgim terrenin dhe shtëpinë e
Sabriut gjatë asaj nate. Bastisja dhe arrestimi i Sabriut duhej të
ndodhte rreth orës 04.00. Ekipi po priste ardhjen e Ibush Kllokoqit, sepse ai kishte urdhëruar se duhej të ishte i pranishëm.
Sapo arritën Ibushi, bashkë me udbashin… Krasniqi (emrin ia
paskam harruar), i thonë kryepolicit se ata të dy do të hynin
vetë të parët në shtëpinë e Sabriut dhe se policia duhet të hynte
për të bërë bastisjen kur t’i sinjalizonin ata. Kryepolici reagoi
ndaj kësaj mënyre të pazakontë duke pyetur Ibushin nëse ishte
ndonjë skenar taktik. Tjetri e urdhëroi të heshtte që të mos e
dëgjonin policët e tjerë dhe të zbatonte urdhrin.
Pas rreth 7-8 minutave, pasi dy kryeudbashët kishin hyrë
brenda, u dëgjua ndezja dhe nisja e makinës së Ibushit nga

92 –
ana tjetër e shtëpisë. Në atë moment kolegu i tij, Krasniqi,
sinjalizon policinë për të bërë bastisjen. Policët hynë brenda
qetë-qetë. Nënën Naile e gjetën në gjumë të thellë dhe nuk
e trazuan. Pastaj shkuan në dhomën e gjumit të Sabriut dhe
të bashkëshortes së tij. Ajo po qëndronte e mbështetur dhe
e mbuluar me jorgan në anën e saj të krevatit çift. E pyetën
ku ishte Sabriu dhe ajo u përgjigj se nuk kishte qenë aty atë
natë. Kryepolici i kishte thënë se gjatë survejimit e kishin
parë duke hyrë në shtëpi dhe se pjesa e krevatit ku kishte
fjetur Sabriu ishte ende e ngrohtë…
Kryeudbashi Krasniqi urdhëroi kryepolicin të ndërpriste
marrjen në pyetje dhe të shkruante në protokoll se bastisja kishte ndodhur, por Sabri Novosellën nuk e kishin gjetur
në shtëpi. Ibush Kllokoqi dhe Sabriu tashmë ishin larguar në
drejtim të panjohur. E ai drejtim i panjohur paskësh qenë Shqipëria, prandaj lind dyshimi, mos ndoshta Zotëri Novosella
ishte spiun i dyfishtë – edhe i Sigurimit shqiptar.
Kryepolici Demë Ademaj tha se ishte i gatshëm me të gjithë
kolegët e tij që kishin qenë në atë aksion, të dëshmonin publikisht për atë që kishte ndodhur.
Them se nuk ka nevojë të kursej edhe një të dhënë të paverifikuar se, pas vrasjes se Ibush Kllokoqit, Sabri Novosella
paskësh bërë një banket simbolik, i gëzuar se krimineli Ibush
Kllokoqi kishte marrë dënimin e merituar. Sapo dëgjova për
këtë, nuk u përmbajta pa komentuar: Ata që janë frikësuar se
Ibush Kllokoqi dhe kryeudbashë të tjerë mund t’i dekonspirojnë “patriotët çlirimtarë” si bashkëpunëtorë të tyre, duhet të
kenë urdhëruar njerëz të mjerë për t’i vrarë kryeudbashët, që të
mbeten “patriotët çlirimtarë“ të pazbuluar, si kodoshë që ishin.
Sinqerisht do të gëzohesha shumë sikur ndokush me

93 –
prova do të më përgënjeshtronte dhe, në rast të tillë, nuk
do të më mjaftonte vetëm të kërkoja falje publikisht, por
do të pranoja edhe të vuaja dënimin e merituar për shpifje
e diskreditim ndaj Sabri Novosellës

Exit mobile version