Epilogu

Kelmendi: Enver Hadri ishte njeri i sigurimit jugosllav dhe shqiptar, kam folur me njeriun e 5 të UDB

Ibrahim Kelmendi i cili vazhdimisht ka kritikuar dhe akuzuar rëndë edhe disa nga themeluesit e UÇK-së, përfshirë; Hashim Thaçin, Rexhep Selimin, Jakup Krasniqin, Azem Sylën, Xhavit Halitin e veprimtarin e ilegales Sabri Novosellën e shumë të tjerë, ai ishte marrë edhe me figurën e veprimtarit Enver Hadri.

Ai në një emision te gazetari Baton Haxhiu kishte vazhduar me akuzat e tij për të cilat nuk ka prezantuar asnjë fakt për figurën e veprimtarit Enver Hadri. Poashtu, edhe gazetari Baton Haxhiu befasohet me qëndrimin e tij duke theksuar se nuk mund ta besojë që njeriu shkon aq larg, për akuzat e z. Ibrahim Kelmendi.

“Unë e kam studiuar veprimtarinë e tij (Enver Hadrit) dhe mua më ka rezultuar se ai ishte njeri i sigurimit jugosllav dhe shqiptar, dhe i ka informuar të dy shërbimet. Ai nuk i ka takuar lëvizjes klandestine, ai ka vepruar hapur në Bruksel, ka botuar hapur në gazetë, ka dalur me emër dhe mbiemër, unë e kam gjykuar atë veprimtari dhe ia kam thënë troq…”, shtoi Ibrahim Kelmendi në Klan Kosova. https://www.youtube.com/watch?v=wxXfYz1IEWk VIDEO MIN 20:00.

Ai më tutje ka thënë se “unë dëshiroj të jem i gabuar, por edhe kur e kam konsultuar dosjen e tij në Tiranë, sepse kam dashur ta verifikojë, plus asaj kam ba një intervistë me njeriun e 5-të të UDB-së, Shefqet Hashanin, edhe ai ma ka vërtetu katërcipërisht, edhe e ka futë edhe si personazh edhe Mahmut Bakallin.”

Ibrahim Kelmendi poashtu në librin e tij “Atentatet” ka treguar se;

Të kthehem edhe një herë te Enver Hadri. Gjatë viteve të fundit Lëvizja ka bashkëpunuar me të, por duke e mbajtur në distancë, pra i jepnim të dhëna për gjendjen në Kosovë që ai t’i plasonte dhe kaq. Lutjes së tij për ta pranuar në Lëvizje nuk i përgjigjeshim, sepse anëtarët e Lëvizjes në Bruksel nuk e pranonin.

Në fund gjykuam se ai e pagoi me jetë vendimin e guximin e vonuar për të dalë nga tutela e UDB-së, prandaj u angazhuam t’ia bëjmë një varrim pompoz kur atë e vranë kriminelët serbë. Kurse mitizimi, se ishte intelektual, bënte shumë veprimtari patriotike, kishte lidhje të mira me strukturat politike në Bruksel e Strasburg, është vetëm mitizim, i prodhuar dhe i fryrë kryesisht nga padronët e tij në fillim dhe më vonë nga ata që dëshiruan të përfitonin individualisht nga vrasja e tij. Sigurisht edhe nga të painformuarit. Po më lejuat, do t’i bëja një lloj vlerësimi matematikor angazhimit të tij. Guximi dhe vendimi i tij për të dalë nga tutela e shërbimeve inteligjente jugosllave, përfitimi politik nga vrasja dhe gjatë varrimit të tij (nëse mund të shprehem kaq teknikisht), i kompensojnë me mbi 50 për qind dëmet e tij të viteve të 80-a. Prandaj unë do ta klasifikoja më shumë pozitiv sesa negativ.

Por, pa këto akuza, kush ishte Enver Hadri.

Enver Hadri (1941– 25 shkurt 1990) ishte veprimtar për të drejtat njerëzore dhe politike të shqiptarëve të Kosovës. Në fillim të vitit 1972 ai u vendos në Bruksel, ku vazhdoi veprimtarinë politike nëpërmjet Organizatës Rezistenca Kombëtare e Shqiptarëve të Kosovës në të cilën bashkëvepronin Enver Hadri, Ramadan Gashi, Riza Kadrija, Agim Rodoniqi etj.. Organ i kësaj organizate ishte revista Zëri i Kosovës në gjuhën shqipe dhe frënge, përmes të cilës bëhej thirrje për bashkimin e trojeve shqiptare në përgjithësi, sidomos punohej që çështja e Kosovës të futej në agjendat e diplomacisë ndërkombëtare, si Unioni Evropian, NATO, etj,. Në Bruksel, në rrugën e Shqipërisë (Rue d’Albanie) ai formoi dhe drejtoi Komitetin Shqiptar për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut.

Më 25 shkurt1990, në moshën 49 vjeçare, Enver Hadri u plagos dhe më vonë vdiq në spital nga një atentat në Sent Zhil (origj. Saint Gilles), Bruksel, i porositur nga Shërbimi Sekret Serb (UDBA). Atentatorët, Veselin Vukotiq (Veshko)[1]Andria Lakoniq, dhe Darko Ashanin, e qëlluan me dy plumba në kokë deri sa kishte ndaluar ne një semafor. Hadri kishte me vete listën e 32 shqiptarëve të vrarë në Kosovë nga Serbia të cilën do t’ia dorëzonte të nesërmen Komisionit të të Drejtave të Njeriut të Parlamentin Evropian.


Exit mobile version