TRAGJEDITË TRONDITËSE TË TROPOJËS
Shkruan: Ibrahim Kelmendi
Zylfie Haklaj, tashmë e strehuar politike në Sudi, ka rrëfyer këto ditë për tragjeditë tronditës që i kanë ndodhur Familjes Haklaj në Tropojë. Edhe kjo Trimereshë bëri vepër heroike – vrau në BajramCurr falangist të kuislingut Sali Berisha…
Mbaj mend, në mars 1998 isha disa ditë në BajramCurr dhe Tropojë. Meqë siamezët Berisha-Nano Tropojën e kishin përgjakur në tragjedi tronditës dhe tashmë as veprimtarët e UÇK-së nuk po ndienin siguri fizike në atë hapësirë, u angazhova të gjendje mirëkuptim pajtues të paktën për një armpushim, deri sa të zgjat lufta çlirimtare në Kosovë. Meqë vrasjet kishin motiv hakmarrëse politike, takova edhe udhëheqësit e partive në Tropojë, vetëkuptohet edhe familjarë të familjeve të hasmuara.Familja Haklaj mirëpriti propozimin, duke lutur Hoxhajt, për fillim të qojnë nga një familjar në UÇK dhe kështu t’i bashkonte e pajtonte Lufta e përbashkët çlirimtare në Kosovë.
Por, Hoxhajt, tifozë të kuislingut Sali Berisha, fatkeqësisht nuk u dakorduan as për armëpushim…Edhe në mars 1997, kur isha si korrespondent në Shqipërinë e jugut, përjetova një mrekulli që pat jehonë vëllazëruese e patriotike në gjithë Shqipërinë: Vëllezërit Haklaj penguan rekrutimin mobilizues të “veriorëve” për të luftuar kundër “jugorëve”. Atëherë satrapët Sali Berisha, Azem Hajdari, të përkrahur financiarisht edhe nga “qeveria bukoshi”, përmes “revolucionarit” Xhafer Shatri, shpallën të formuar “komitetin e shpëtimit”, që do t’i luftonte “rrebelët jugorë”. Por, fatmirësisht ai komplot u dështoi, falë angazhimit heroik e lavdiplotë të Vëllezërve Haklaj.
Lusim Zonjen Zylfie Haklaj të na ofron sqarime, që rëndom në dokumentar të tillë nuk i është mundësuar t’i thotë, spese televizioneve më shumë ju intersojnë sernsacionet dhe jo informimi.