Epilogu

Kelmendi: Fehmi Lladrovci donte të konsultohej me Gjeneralin Agim Çeku, “kjo ishte arsyeja”

GJENERALI AGIM ÇEKU

Intervista e mbrëmshme e Gjeneralit Agim Çeku duhet të nxit e t’i ndihmoj debatit konstruktiv, sa më gjithëpërfshirës, që të definohen sa më qartësisht vlerat.[1.]Po anashkaloj për momentin modestinë për të rrëfyer njohjen e parë me Gjenaril Agim Çeku.Ishte viti 1996, kur Bashkëveprimtari Fehmi Lladrovci, – ndërkohë i martirizuar në Luftë dhe i dekretuar Hero nga Presidenti i Republikës së Kosovës, – me pat marrë me vete në takimet që bënte me ushtarakë, meqë ai parashihte se shpejt do të ndodh lufta. Për shkak të angazhimit ushtarak luftarak në Luftën e Kroacisë, Fehmiu kishte krijuar miqësi me shumë ushtarakë. Bile edhe nga koha e studimeve në Kroaci, në fillim të viteve të 1980-ta, ishte arrestuar e dënuar bashkë me disa bashkëveprimtarë, të cilët atëherë po frekuentonin akademi ushtarake atje.U nisem për të shkuar edhe në Slloveni dhe Kroaci, sepse Fehmiu donte të konsultohej me Gjeneralin Agim Çeku dhe ushtarakë të tjerë. Kufitarët sllovenë nuk na lejuan të hynim. Fehmiu komunikoi me Agimin, që ai të vinte për takim në Perëndim. Agimi ishte atëherë me funksione të larta komanduese në Ushtrinë e Kroacisë, prandaj ishte i privuar nga liria e lëvizjes. Megjithatë Agimit i qe dhënë leja të vinte në Zvicër, i shoqëruar nga dy badigarda që i kishte angazhuar Shtabi i Ushtrisë Kroate. Kam harruar datën. Ditën kur erdhi Agimi ishte organizuar të mbahej takim me ushtarakët në ekzil. Ky takim u organizuar me akordimin që bënë Fehmiu, me ish shokun e “ilegalës”, Ushtarakun Ramadan Gashi, i cili ishte azilant në Zvicër. Takimi u bë në Klubin shqiptar në Cyrih.

Pat debat goxha të ashpërsuar në mes të ushtarakëve të “fraksionuar” në ushtarakë pro UÇK-së (Agim Çeku, Ramadan Gashi, Agim Haziri, Fehmi Lladrovci…), dhe anti UÇK-së, që prezantoheshim si “institucionalistë” (që në takim përfaqësoheshim nga Koloneli Agim Mehmeti)…Në të njëjtën ditë, në bisedë konfidenciale mes Fehmiut e Agimit, me praninë time për shkak të funksionit dhe besimit, Agim pat thënë: “Si të kthehem në Kroaci do t’ia paraqes lutjen Shtabit të Ushtrisë Kroate të më liron që t’i bashkohem UÇK-së, por ka një rregullore që parasheh minimum dy vjet procedimin e lirimit…” [perifrazim]Agimi qysh atëherë ishte kuadër i UÇK-së, me këshilla e udhëzime profesionale, edhe pse nuk kishte mundësi të ishte edhe fizikisht i angazhuar.

[2.]Gjenerali Agim Çeku rrëfeu për rrolin e tij si kryetari i Komisionit qeveritar për shqyrtimin e kërkesave për njohje të statusit të veterani të UÇK-së. Konkretizoi shifrën përfundimtare të veteranëve ligjorë, të cilën ia kishte dorëzuar Kryeministrit. Harrova shifrën konkrete, por mbajta mend se diç mbi 42 mijë veteranë. Ai e mbrojti korrektësinë ligjore të procesit dhe informoi se Gjykata e kishte shpall të pafajshëm, meqë ishte akuzuar për shpërdorim të përgjegjësisë.[3.]Shkarazi u përmenden edhe kuadrot përgjegjës të Fondit “Vendlindja thërret”, nëse edhe ata ishin pjesëtarë të UÇK-së.

Arsyetimin e Gjeneralit Çeku mund ta përcillni në këtë intervistë.UÇK nuk ishte ushtri klasike, por ushtri guerile, në formim e sipër. Prandaj janë këto keqkuptime, që i shkaktojnë ca ish-anti UÇK-istë, por që tani, për ta komprometuar e denigrua sa më shumë UÇK-në, përdorin taktika sikur për hir të UÇK-së po kontestojnë “shifrën e zmadhuar” të pjesëtareve të UÇK-së.Bashkëveprimtari Xhemajl Fetahaj, – i maririzuar në Luftë dhe i dekretuar Hero, – ishte përgjegjës për Fondin në Gjermani (i votuar nga Këshilli i Përgjithshëm i LPK-së në korrik 1998). Fatkeqësisht ai ishte i mendimit se nuk po kontribuonte mjaft si përgjegjës i Fondit, prandaj na “iku” në Luftë. Që do të thotë, shkeli diciplinën organizative. Atëherë e sot mendoj, ai ishte më produktiv për UÇK-në dhe për Luftë si përgjegjës i Fondit në Gjermani, se sa si luftëtarë në front. UÇK kishte shpall mobilizim të përgjithëm, edhe pse nuk i kishte kapacitetet për t’i rekrutuar ata që i përgjigjeshin mobilizimit. Prandaj ishte udhëzim intern në Perëndim, të rekrutohen vetëm ata që kishin gjendje fizike për të qenë luftëtar dhe që nuk ishin ende të punësuar. Luftës i duheshin armë, municion, uniforma, veshmbathje, telefona satelitorë, ushqim…, prandaj duhej të mbledhnim sa më shumë ndihma financiare. Na duhej t’i sistemonim prioritetet…Zyrën e Fondit në Gjemani dhe pikat e rekrutimeve i ruanin 24 orë institucionet përkatëse gjermane, sepse kishin informacion se mund të sulmoheshin nga imigrantët serbë, të cilët angazhoheshin për ta përkrah Serbinë agresive.Më vjen keq kur zhvlerësohet angazhimi i veprimtarëve të Fondit, vetëm pse nuk paskëshin vesh uniformë të UÇK-së e nuk kanë marrë pjesë në luftime (që i bie, – sipas këtij “moralizimi”, – as Adem Demaçi e Albin Kurti nuk paskëshin qenë pjesëtarë të UÇK-së, sepse nuk kanë vesh uniformë e nuk kanë marrë pjesë në luftime).[4.]Kësaj radhe Gjenerali Çeku më irritoi me qasjen ndaj akuzave e shqyrtimeve që po i bëjnë institucionet e Republikës së Kosovës, të quajtuara zyrtarisht Zyra e Prokurotit të Specializuar dhe Dhomat speciale. Në zhargonin disktruktiv po quhen “gjykatë speciale”.As Gjenarali Çeku nuk e paskësh kuptuar se UÇK është dënuar politikisht nga Këshilli i Europës (i kishte 47 shtete anëtare, tani 46, meqë Rusia u përjashtua), kur miratoi Raportin e parlamentarit zviceran Dick Marty, në dhjetor 2010 dhe definitivisht edhe me Rezolutë përkatëse më 7 janar 2011.Shtetet antiamerikane donin të impononin hetuesi e gjykatë në kuadër të Këshillt të Sigurimit të OKB-së, për ta “materializuar” Raportin e Dick Martyt. Admenistrata amerikane, duke e përvetësuar edhe BE-në, u përcaktuan që akuzat që i përmbante Raporti i Dick Martyt t’i shqyrtojnë institucionet e Kosovës, por me angazhim të hetuesve, prokurorëve dhe gjyqëtarëve të cilët do t’i angazhonin USA dhe BE.USA e bënte këtë veprim për hir të saj dhe të Kosovës, sepse Raporti i Dick serbofilit antimerikan synonte komprometimin edhe të Aleancës NATO – për bombardimet që ia kishte bërë infrastrukturës policore e ushtarake serbe.Këtë nuk e kuptuan shumica në Kosovë, por nuk e paskësh kuptuar as Gjenerali Çeku, se këto institucione po e diskualifikojnë e diskreditojnë Raportin e Dick Martyt, i cili ishte miratuar nga Këshilli i Europës.Kam pas krijuar përshtypjen, dhe vazhdoj ta kem, vetëm Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, për shkak të përgjegjësive që ushtronin, ishin sqaruar nga funksionarët amrikanë, prandaj u angazhuan për formim të këtyre institucioneve dhe u dorëzuan me dinjitet që të shqyrtoheshin nga këto institucione akuzat kundër tyre.UROJ të reflekton edhe Gjenerali Agim Çeku lidhur me këtë tematikë.Falënderime edhe për keqkuptime (duke mirëpritë edhe kritika që do t’i debitojmë)![Mjaft kësaj radhe, nëse nuk e teprova.]

Exit mobile version