Shkruan: Ibrahim Kelmendi
ARA 40 VJETËVE: ÇLIRIMI / MARTIRIZIMI I JUSUF GËRVALLËS
Atentatet e mbrëmjes se 17 janarit 1982 i mbijetoi Jusuf Gërvalla, por vetëm deri në orët e agimit të 18 janarit 1982, kur vdiq në spital në Heilbronn, nga plagët që kishte marrë.Bashkëshortja e Jusufit, Zonja Syzana (Mimunoviq) Gërvalla, na ka rrëfye gjatë të hënës se 18 janarit 1982, kur është kthye nga spitali, për bisedat që ka bërë me Jusufin në vendin ku ka ndodh vrasja, deri sa ka ardhur ndihma e shpejt (me vonesë rreth 30 minuta, për shkak të ngricës dhe mjegullës se madhe). Znj. Gërvalla ka pas shpreh akuzë se mjeku kujdestar e ka vdek Jusufin gjatë intervenimit kirurgjik, vetëm pse ka pas emër e mbiemër sllav.
Në bazë të asaj akuze Ismail Kadare ka shkruar tregimin “Baladë për vdekjen e Jusuf Gërvallës”. Por, SOKO (ekipi emergjent hetues) dhe hetuesit e mëvonshëm gjermanë e kanë çvlerësuar akuzën e Syzanes, pas hetimeve të hollësishme që i kanë bërë mjekimit të Jusufit në atë spital.Zonja Gërvalla ka rrëfye ofshamën e Jusufit: “Nëse vrasësit janë shqiptarë, mos u zbulofshin kurrë!” Kjo porosi e Jusufit është keqkuptuar, prandaj nuk parapëlqehej dyshimi i ndonjë shqiptari si vrasës mercenar!!***Brengosëse është fakti, se as pas dyzet vjetëve, askush nuk po shqetësohet për biografinë tragjike të Jusufit, nga koha kur është bërë viktimë naive e Sabri Novosellës. Atëherë nuk dija që Sabri Novosella ishte “bashkëpunëtor” konspirativ i UDB-së. Dua të besoj që as Jusufi nuk e ka dit.
Por, zor është të arsyetohet, si dhe përse Jusufi është katandis në viktimë aq naive e tragjike e rrobaqepësit Sabri Novosella!Meqë Jusufi nuk ka lënë informim të shkruar, e ende askush nuk ka informuar, kur Jusufi është anëtarësuar në Lëvizjen Nacional-Çlirimtare të Kosovës dhe Viseve Shqiptare në Jugosllavi (LNÇKVSHJ) dhe përmes kujt është anëtarësuar, mbetet të hamendësojmë, duke u bazuar në gjerat e shkruara nga vet Jusufi; sipas (dez)informimit të Xhafer Durmishit (të cilin Sabri Novosella e pat emëruar “trashëgimtar politik” të Jusufit), Sabriu i ka “kooptuar” në “komitet drejtues” (inekzistent) të LNÇKVSHJ Jusufin dhe Xhaferin Sabriu në muajin korrik 1981 (!).] Ndonjëherë është spekuluar se Teki Dervishi duhet të ketë qenë ndërmjetësuesi për njohje të Jusufit më Sabriun. Rexhep Hoti pas Lufte ma pat mundësuar të bisedoj me Tekiun. Ai u përgjigj pak me arrogancë: “Mos po më pandeh për të marrë, të kem ndërmjetësuar unë që Jusufi të bëhet anëtar i organizatës se rrobaqepësit Sabri Novosella, ndërsa unë vet të mos bëhem?!” [prifrazim]Nga korrespondenca dhe ato pak shënime që ka lënë Jusufi, nuk rezulton asgjëkundi dyshimi i Jusufit ndaj LNÇKVSHJ, si organizatë e mirëfillët, autentike, me themelues të saj konkret, me datë e vend të themelimit, e jo si improvizim i SDB-së (UDB), praktikë kjo që e kanë përdor shërbimet jugosllave, si preventiv komplotiste kundër formimit e forcimit të organizatave “armike”.
Për ata që nuk janë të informuar për raportet naive e tragjike mes Jusufit dhe Sabriut, po sjellë një fragment të gjatë nga letra që Jusufi duhet t’ia ka dërguar Sabriut, me datë 14 prill 1981:“Untergruppenbach, RFGJ 14 prill 1981I dashuri shok, Bashkim!Letrën tënde ( një fjalë apo një shenjë sado të vogël) e kam pritur si qorri sytë. Siç do të shohësh pak më poshtë, ajo ka për mua një rëndësi jashtëzakonisht të madhe, bile rëndësi jetësore.Muajt e parë të arratisë sime u merakosa për efikasitetin e Organizatës sonë.Unë, në bazë të bisedave në takimet tona, e dija që organizata ka për detyrë dhe është e zoja të marrë kontakt me anëtarët e vet edhe në rrethanat më të vështira, siç është burgu. Nga ana tjetër, megjithëqë vështirësitë për të marrë kontakt me mua, duke u nisur nga karakteri i hapët i kufirit jugosllav me Perëndimin, i konsideroja vështirësi relative, …për disa muaj rresht s’më vinte fjalë as zë. Dhe gjendja e tillë, e cila më jepte dorë ta gjykoja Organizatën, do të vazhdonte deri më sot, sikur ndërkohë unë vetë të mos e bëja një ligësi të kobshme. Ti mund të mos e dish, por shkaktari i arratisjes sate jam unë!
Mbase natën që do të jesh arratisur ti, mua më morrën në telefon nga UDB – ja e Pejës dhe më bënë presion të çuditshëm, gjithsesi monstruoz, që të tregoja kush është Bashkim Prishtina. As që më ka shkuar mendja se e kisha humbur aq shumë truallin nën këmbë. I përgjumur dhe me gjasë fare i humbur siç isha, në kthetrat e një ligësie të pashembullt dhe fare të huaj për mua deri atë çast, unë rashë në provimin e rëndësishëm: kallëzova shokun! Për të “shpëtuar” fëmijët e vëllait, morra në qafë fëmijët e shokut, fëmijët e vëllait por që nuk na kishte bërë nëna. Dhe në këmbim të kësaj fitova: faqen e zezë dhe barrën e rëndë të ndërgjegjes së ligur si kurrë ndonjëherë në jetë. Atë çast e tutje, jeta edhe ashtu e errët, me strumbullar të vetëm luftën modeste dhe gatshmërinë për flijim në emër të idealit të lartë të lirisë, m’u errësua edhe më. Brerja e rëndë e ndërgjegjes dhe ndjenja e thellë e shkatërrimtare e fajit ndoqën pa mëshirë dhe në çdo hap të gjitha netët dhe ditët e arratisë sime të hidhur, e cila, pas gjestit tim qyqar, e humbi gjithë qëllimin e vet dhe m’u shndërrua në gur të rëndë në zemër.Menjëherë pas aktit tim të lig, unë, tashmë i “shpërgjumur”, i bëra telefon një shokut tim në Podujevë që të vinte të të lajmëronte për rrezikun. Por, sigurisht ka qenë vonë për gjithçka. Atëhere m’u shfaq një motiv i fuqishëm që për gjestin tim qyqar t’i rrëfehesha shokut të parë që do të takoja. Po shokë nuk kisha. Gjithë natën e gjatë u detyrova t’i shtrohem gjykimit të vëllait të vogël këtu, të shoqes sime dhe, bile, gjykimit të heshtur të djalit tim 12-vjeç, i cili ishte prezent kur ngjau biseda. Më pastaj prisja t’i rrëfehem ndonjërit nga shokët e Organizatës, kur të merrja eventualisht kontaktin e pritur. Ndërkohë dëgjova për arratisjen tënde dhe vendosa që së pari të të rrëfehem ty e pastaj kujt do që e kërkon puna.Unë pra, shok i dashur, u korita keq.
Me “meritën” time, ti tani do të mund të ishe në duart e UDB-së; me po këtë “meritë”, ti u detyrove të dalësh në kurbet, peshën e të cilit e di unë mirë. Të mos të flasim për dëmet që i kam shkaktuar Organizatës, e kështu edhe idealit të lartë të popullit tonë të shumëvuajtur. Prandaj s’më bën zemra të kapem pas fjalës së urtë të popullit, që thotë se duhet të jetë‚ i lumtur ai që u korit një herë, për të mos u koritur më kurrë. Sado që jam i sigurt se ligësia e turpi i tillë nuk do të përsëriten kurrë tek unë pa e ngrënë së pari mishin tim e të fëmijëve të mi.Tani, fatin tim të mëtejshëm e keni plotësisht në dorë ti dhe shokët. Nëse mund ta merrni mundimin e ta analizoni rastin tim më hollësisht, nëse pastaj gjendet shteg që gjesti im të cilësohet akt qyqar, i kryer në rrethana ligështimi, dhe jo një tradhti e hapët, atëhere më keni ndihmuar të ngjitem edhe një herë në shkallën e njeriut, e për këtë do ta keni përjetë mirënjohjen time dhe punën time të palodhshme. Nëse nuk i peshoni punët kështu dhe e quani tradhti të hapët qyqarinë time, atëhere jam i gatshëm ta duroj edhe dënimin më të rëndë nga ana jote, e shokëve e kështu edhe e pjesës përparimtare e liridashëse të popullit tonë: përjashtimin jo vetëm nga radhët e Organizatës sonë, po edhe shpalljen e tradhtisë sime me daulle, te të gjithë ata njerëz që ia duan të mirën popullit shqiptar. Ndoshta e meritoj që, si gjarpri dhjamin e vet, ta ha dalëngadalë këtë tepricë të jetës që më ka mbetur – në mërgim dhe pa shokë e njerëz që të më konsiderojnë të barabartë me vetveten. Me një fjalë, ju mund të më bëni një njeri të rilindur apo një njeri të humbur fare në vorbullën e këtij planeti. Se vetëm mendimi juaj mund të bëhet shpatë, që do ta këpusë këtë nyje të ngatërruar të jetës sime.
Natyrisht, kurrë nuk do t’i lejoja vetes që të kërkoj prej jush as mirëkuptimin më të vogël ndaj meje, po qe se jeni të bindur se, duke më falur, mund t’i bëni ndonjë dëm çështjes sonë të shenjtë. Në rrethana tjera, unë kam mundur të bie hero a dëshmor në gjysmën e rrugës të revolucionit tonë. Në rrethanat e tashme, nëse nuk më falet gabimi, do të bie si tradhtar. Një më shumë a më pak, nuk mund ta dëmtojë luftën tonë, e cila s’ka të ndalur dhe e cila do të ngadhënjejë patjetër. (…)”Jam përpjek të informohem nga Vëllau i Jusufit, Avdyli, Bashkëshortja Syzanë e Djali Premton, të cilët kanë qenë të pranishëm kur ka ndodh ajo telefonatë nga SDB-ja, siç shkruan Jusufi në këtë letër, por asnjëri nuk ofrojnë asnjë sqarim.Kam komunikuar me shkrim me Sabri Novosellen, përmes inbox (komunikim privat) të FCB, duke shpërdor marrëdhënien “diplomatike” që praktikonim mes nesh. Fillimisht e pata pyet nëse teksti i asaj letre ishte i saktë e nuk ishte i kompiluar nga specialist përkatës. Ai u betua se letrës askush nuk ia ka ndryshua asnjë pikë as presje. Pastaj e pyeta, si ka qenë e mundur t’i telefonoj Jusufit në atë kohë SDB-ja nga Peja dhe të bëjë aso bisede, në vend që ta urdhëronte paraqitjen në UDB, apo, siç vepronin, ta arrestonin.
Sabriu broçkullisi përçartë. Kur e pyeta nëse vet Sabriu ka qenë telefonuesi, por është prezantuar rrejshëm se po telefononte nga SDB-ja e Pejës, Sabriu, shfryu me arrogancë ca fyerje dhe më pat bllokuar; qysh atëherë nuk jemi më miq në FCB.Heshtja e Vëllaut të Jusufit, Hysenit, nëse ka qenë duke u marrë në pyetje nga UDB-ja në Pejë, meqë e kishin arrestuar, dhe mos ndoshta ai, si vëlla më i moshuar, i ka bërë presion Jusufit ta dekonspiron “Bashkimin” (Sabri Novosellën, është shqetësuese. Nga përmbatja e letrës rezulton se ai duhet të ketë qenë protagonisti që ka shkaktuar atë telefonatë dhe “ligshtinë” e Jusufit…Kam informuar disa herë, Ibush Kllokoqi, kryeshef i UDB-së në Prishtinë, ka improvizuar bastisjen e shtëpisë se Sabri Novosellës, ndoshta pikërisht në natën kur Sabriu duhet t’i ketë telefonuar Jusufit, duke iu paraqit si UDB-ja e Pejës (dhjetor 1979). Për atë improvizim më ka rrëfyer në vitin 2007 (pasi e ka lexuar romanin ATENTATET) ish kryeshefi i policisë në Prishtinë, Demë Demaj, në prani të Malush Ademajt dhe Bilall Kryeziut. I kam lut disa televizione ta intervistojnë Demën për këtë dëshmi, meqë Dema thoshte se ishte i gatshëm kudo të dështonte, bashkë me kolegë, të cilët kanë qenë të angazhuar në atë bastisje të improvizuar.Sabriu në dhjetor 1979 është “arratis” në Shqipëri. Deri afër kufirit duhet ta ketë dërguar me auto vet kryeUDBashi Ibush Kllokoqi (në ndërkohë i vrarë). Pasi Sigurimi i Shqipërisë (oficerët Ajet Haxhia, Sali Shatri dhe oficerë tjerë) e ka “sorollat” nepër Shqipëri për hir të meritave patriotike dhe pas rreth dy muajve e ka “eksportuar” Sabriun në Turqi. Por, deri nga mesi i prillit 1981 (gati 17 muaj), Sabriu nuk e ka kontaktuar në asnjë formë Jusufin. Bile a Sabriu në Turqi nuk është marrë me asnjë veprimtari patriotike. Për shkak të kësaj shkëputjeje Jusufi nuk është marrë me asnjë veprimtari të organizuar, si pjesëtar i LNÇKVSHJ-së, sepse i mungonin udhëheqja dhe urdhrimet nga “rrobaqepsi” Sabri Novosella.
Vetëm në dhjetor 1981 Jusufi i ka anëtarësuar 8 bashkatdhetarë, pas i ka marrë leje Sabriut, duke e formuar kështu berthamën e parë të LNÇKVSHJ-së në emigracion…Po u analizuan të gjithë letrat që Jusufi ia ka dërguar Sabriut, – sidomos raportimi që mban datën 31 korrik 1981 (i cili ngjason si me qenë raportim policesk), – të shkaktohet keqardhje, irritim dhe shqetësim deri në palcë, për përmasat e viktimizimt, naiv, mjeran e tragjik të Jusufi.Këto që përmbajnë letrat dhe raporti, të cilat thuhet se Jusufi ia ka dërguar Sabriut, nuk i kam dit në janar 1982. Për aq sa kam dit për raportet mes Jusufit e Sabriut, themelimin e Lëvizjes për Republikën e Kosovës në agimin e 17 Janarit 1982, e kam përjetuar edhe si kënaqësi për çlirimin e Jusufit nga tutela e “rrobaqepësit” Sabri Novosella. Ndërsa nga koha kur jam informuar se Sabriu paskësh qenë “bashkëpunëtor” (konspirativ) i UDB-së, vërtet e kam vlerësuar se me 17 Janar 1982 Jusufi ia ka dalë të çlirohet nga Sabriu dhe UDB-ja e tij. Fatkeqësisht ai çlirim Jusufit nuk i zgjati as 24 orë…***Kujt i intersojnë letrat dhe “raporti” që Jusufi ia ka dërguar Sabri Novosellës, mund t’ia dërgoj në versionon elektronik.***Intervista e Jusuf Gërvallës, dhënë gazetës berlineze TAZ (Die Tageszeitung / gazata ditore), në vitin 1980:http://www.gazetaexpress.com/interviste-e-jusuf…/Materiale të tjera mund të gjeni edhe në portalin:http://dosja-gervalla.blogspot.com/…/Kush%20e%20ka…