Epilogu

Kelmendi i LPK-së: Vrasësi i Konushevcit ishte shofer i shefit të policisë në Bajramcurr

Shkruan: Ibrahim Kelmendi

Një sqarim telegrafik:Në natën e 8 majit 1998, rreth orës 22, duhet të jenë nisur nga Tirana në drejtim të Bajramcurrit Ilir Konushevci, Dr. Hazir Mala (i Tropojës), me auto (i regjistruar në emrin e Raif Gashit) dhe një kamion i ngarkuar me armë e municion. Organizues i ngarkesës së kamionit me armë i dhe udhëtimit duhet të ketë qenë Raif Gashi, bashkëveprimtar i Ilir Konushevcit.

Me veti, si shoqërues, Iliri dhe Haziri duhet t’i kenë pas të paktën tre veta, oficerë shqiptarë. Rreth orës dy pas mesnate të datës 9 maj 1998 duhet të jenë ballafaquar me pritën vrastare në Qafë Mali. Shefi i bandës vrastare duhet të ketë qenë tropojani Bislim Demiri, atëherë i punësuar si shofer i shefit të policisë në Bajramcurr (atëherë ishte shef policie Jonuz Hyka, në ndërkohë i vrarë).

Nga të shtënat në pritë duhet të jetë plagosur Agim Demiri, vëllai i Bislimit. Agimin e plagosur banda duhet ta ketë dërguar në spital në Bajramcurr. Duhet të jetë Konstatatuar vdekja e tij. Banda duhet të jetë kthye mbrapa. Duhet të jenë takuar me Dr. Hazir Malën, i cili duhet të ketë pas mbi supe Ilir Konushevcin, tashmë të plagosur nga ballafaqimi i mëhershëm me bandën. Aty duhet t’i kenë ekzekutuar Ilirin dhe Hazirin dhe trupat e tyre t’i kenë hedhur në urë…Këto i kam mbajt mend nga rrëfimi i Kryeprokurorit të Shqipërisë, Z. Theodhori Sollaku, kur e kam lut të më informonte për hetimet që janë bërë. Ato hetime duhet të jenë ndërpre me urdhër të Kryeministrit Fatos Nano.Një deklaratë e Xhavit Halitit nuk ka qenë pjesë e dosjes përkatëse hetimore, e kyçur në kasafortë të Kryeprokurorit, për të mos u hetuar.Mjeku Hazir Malaj ka qenë dhëndër i Familjes Haklaj.

Thuhet se Fatmir Haklaj duhet të ketë vra Bislim Demirin për hakmarrje…

Të shtunën e 9 majit 1998 në Gjermani po mbante mbledhje Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes. Xhaviti ishte pjesëmarrës, por gjithë kohën rrinte i fjetur mbi ca karrige, meqë thuhej se ishte i pa gjumë, sepse në mëngjesin e hershëm të asaj dite ishte ardhur (me aeroplan) nga Tirana.

Duke qenë në mbledhje, rreth orës 11, kemi marrë lajmin e kobshëm për vrasjen e Ilirit dhe Hazirit…Rezulton se Xhaviti duhet të ketë qenë në Shqipëri kur ka ndodhur vrasjet, dhe jo siç thotë ai në këtë intervistë, se nuk ka qenë në Shqipëri.

Exit mobile version