Epilogu

Kelmendi: Në Hagë po gjykohet UÇK, 4 persona që vendosën t’i thonë jo krimeve të Serbisë

Shkruan: Adriatik Kelmendi

Të mos harrojmë! Serbia i ka nisur katër luftra. Rreth 140 mijë njerëz kanë humbur jetën. Rreth 4 milionë njerëz janë zhvendosur nga shtëpitë.
Sot asnjë nga udhëheqësit serbë të këtyre luftrave nuk është në gjykim.
Sot, bëhen dy vjet kur 4 persona që vendosën t’i thonë jo krimeve të Serbisë u dërguan në Hagë.
Sot Ushtria për Ç L I R I M I N e Kosovës ndodhet para gjykatës.
Jo rastësisht janë zgjedhur katër personat e katër funksioneve të luftës të goditen.
Fytyra e luftës për liri (zëdhënësi), organizimi politik (drejtori politik), organizimi në terren (inspektori i përgjithshëm) dhe organizimi i intelegjencës (shërbimi informativ).
Sot nuk po gjykohen krimet e Serbisë – po gjykohet përpjekja e lirisë.
Jakupi, Hashimi, Rexha dhe Kadriu po e bajnë barrën e goditjes ndaj lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.
Këtë nuk bën assesi ta harrojmë!

Exit mobile version