Shkruan: Ibrahim Kelmendi
SUZANA GËRVALLA – E SHPËRDORUAR NGA SABRI NOVOSELLA (?!)
Fillimisht diç për prejardhjen e Suzanës, meqë spekulohet për përkatësi të saj etinike.
Në vitin 2006 në Shkup, me ndërmjetësim të Mikut tetovar Muhamet Ameti, munda ta intervistojë Kryetarin e Ligës Demokratike të Boshnjakëve në Republikën e Maqedonisë (LDBRM), Zotëri Rafet Muminoviq. Ai ishte parlamentar në Parlamentin e Makodinisë. Intervistën e bëmë në Shkup në gjuhë shqipe, në ambiente të kompanisë të Zotëri Mimunoviqit. Kur e përfunduam intervistën Zotëri Muminoviq shpalosi informatën: “Unë jam vëllau i Suzana Gërvallës. Di shumë për Juve. U gëzova që ju takova…”
Ai rrëfeu: “Babai ia ka dhuruar Suzanën një çifti nga Shushica e Istogut [Familja Shoshi], me të cilin ishte miqësuar kur ishim në kampin e ngritur në Shkup për ata që donin të shpërnguleshin në Turqi…”
Rafeti prezantohej boshniak (me origjinë nga Plava, i lindur në Pejë). Gjatë fushatës zgjedhore parlamentare që bëhej në Makedoni, për Rafetin kishta krijuar respekt ekstra, sepse më ngjante më njerëzori nga të gjithë garuesit.
Këtë detaj etnik për Suzanën nuk e dija përpara.
Edhe atëherë, edhe tani, habitem sa herë dëgjoj e lexoj se protagonist intelektual shqiptar, kur ndiheshin të rrezikuar e të diskriminuar në KSA të Kosovës, “arratiseshin” në Shkup; nuk kam mund të kuptoj, nëse vërtet Shkupi atëherë ishte më liberal ndaj Shqiptarëve të Kosovës, se Prishtina. Dje lexova diç ngjashëm në biografinë e Metush Krasniqit. Edhe Metushi ishte “arratis” në Shkup. Ngjashëm kam dëgjuar e lexuar për Teki Dervishin, por edhe për Jusuf Gërvallën, i cili ca vite ka qenë i angazhuar si sufler në Teatër në Shkup dhe gazetar në gazetën komuniste/titiste “Flaka e Vllaznimit”. Pas ca vitesh është kthye në gazetën titiste “Rilindja”.
Deri të hënën, më 25 janar 1982, me Suzanën kemi pas raporte korrekte, me respekt të ndërsjell, edhe për faktin se për ca grindje që i kisha me Jusufin, Suzana nuk ishte e informuar. Në mbrëmjen e 25 janarit, Xhafer Durmishi, i sapoardhur me trenin ndërkombëtar FushëKosovë-Stuttgar, i caktuar nga Sabri Novosella si trashëgimtar politik dhe organizativ i Jusufit, pat thirrë mbledhjen e “komitetit” të LNÇKVSHJ për Gjermani. Në dhjetor 19981 Jusufi kishte anëtarësuar në atë “komitet” 8 emigarantë, kryesisht nga Rrethina e Shtutgartit. Vetëm ata anëtarë i kishte LNÇKVSHJ në gjithë Europën Perëndimore. Për atë mbledhje ishte inskenuar një komplot nga Nuhi Sulejmani dhe Xhafer Durmishi. Duhej t’më demaskonin e diskreditonin për tentimvjedhje të ndihmave financiare që i kishin dhënë bashkëtardhetarët e Klubit Shqiptar nga Dyseldorfi, të cilët të dielën prarëndëse ishin ardh në Untergruppenbach me autobus dhe disa automjete, për të shpreh ngushëllime. Kryetari i Klubit Hyzri Reka dështi t’m’i dorëzonte mua ndihmat që t’ua jepja pastaj bashkëshorteve të bashkëveprimtarëve të vrarë. Unë e luta t’ia dorëzonte ai vet Suzanës, sepse do t’i përjetonin si infuzion inkurajues. Ashtu ndodhi. Suzana, pasi pranoi ndihmat nga Hyzriu, ia dorëzojë Nuhi Sulejmanit, sepse ate e kishte emëruar Sabri Novosella si “kryeplak” të ceremonisë mortore. Ai Nuhi provojë t’i mashtron pjesëmarrësit në mbledhje, sikur ato mjete Hyzri Reka m’i kishte dorëzuar mua dhe unë kisha provuar t’i vjedh. Bile, për këtë skenar Nuhiu e Xhaferi provuan t’i shpërdoronin Naim Haradinajn dhe Agron Selën, si revolucionarë rinorë, që t’më sulmonin fizikisht, sepse u duhej një skandal nëatë ceremoni mortore…
Fatmirësisht Suzana, të cilën e thirra të dëshmonte, ishte korrekte. Rrëfeu se ndihmat financiare që i kishte pranuar nga Hyzri Reka, ia kishte dorëzuar menjëherë Nuhi Sulejmanit. Ajo korrektësi e Suzanës i diskreditoj Nuhiun dhe Xhjaferin…
Për ta tejkaluar atë diskreditim që u ndodhi, Xhafer Durmishi broçkullisi: “Bulja [Saime Isufi], kurva e UDB-së, i ka qit shokët në pritë, sepse ka pas termin telefonimi nga Kadriu, prandaj i ka informuar vrasësit…” E pata ndërpre, duke e kërcënuar: “…, Saimja nuk ka pas nevojë të cakonte termin për telefonatë, sepse Kadriu nuk kishte planifikuar të qëndronte në Familjen Gërvalla gjatë natës së 17 e 18 janarit. Pra, nga e premtja në mbrëmje, kur me Kadriun jam takuar në Dyseldorf dhe kemi kaluar natën bashkë si mysafirë të çiftit Vezire e Sylë Nuha, deri sa unë jam larguar nga Familja Gërvalla, të dielën, më 17 janar, rreth orës 16, Kadriu nuk i ka telefonuar Saimes që të lenin termin për telefonatën tjetër, sepse nuk përbën logjik burri dhe gruaja të caktojnë kohën për telefonatën tjetër, kur e kanë telefonin në banesë…”
Digresion:
Ishte përjetim torturues të dëgjoje bashkatdhetarin e sapokthyer nga Kosova, i cili erdhi për ngushëllime në shtëpi të Familjes Gërvalla, të shpreh habinë: “Këtu qenke, Ibrahim?! Në Kosovë flitet se i ke vra shokët për t’ia marrë nusen Kadriut dhe tani jeni në arrati!!”
Më vonë jam informuar, djali i xhaxhait të Nanës time, i arrestuar në Pejë në fund të viteve të 1960-ta si rankoviçist (me nofkë kamufluese “sialica”), dy ditë pas vrasjeve të Shokëve, i shkon për vizitë në Llabjan të Pejës Nanës time dhe ia shpreh keqardhjen: “Motër, na ka turpnua nipi, ka vra shokët për t’ia marrë nusen shokut të tij dhe tani janë në arrati, nuk po mundet me i gjet policia gjermane për me i burgos.“ (përifrazim)
Kësaj lufte i shkon shumë një mendim që pat shpreh ish-kryeshefi i UDB-së në Pejë, Mehmet Haskaj, në një takim reflektues që patëm në vitin 2012, në prani të rreth tetë vetave: “Habitëm si e ke mund me e përballua luftën speciale që kemi bërë kudër teje. Parashikonim, ose do të vriste ndonjë patriot i mashtruar, ose do të vrasësh ti ndonjë shpifës, ose do të çmendeshe.”
***
Pas asaj “mbledhjeje” të 25 janarit 1982 Suzana është komanduar nga UDBashi Sabri Novosella të shpifte, si këto që ia ka rrëfyer oficerit të Sigurimit në Tiranë, Shaban Brahës, më 5 prill 1982.
Nëse nuk do të dija si kanë ndodhur zhvillimet, sigurisht që nuk do ta duroja kaq gjatë as Suzanën. Por, edhe ndaj viktimave të shpërdoruara, harxhohet durimi, sepse Suzana, njësoj si Hysen, Avdyl e Donika Gërvalla, kanë hangër më shumë se mjaft m… që e kanë përgatit UDBashët Ibush Kllokoqi, Sabri Novosella, Mehmet Haskaj dhe silloji i tyre! Prandaj para ca vitesh e kam denoncuar Suzanën në Prishtinë. Besoj, nëse nuk do të ishte respekti i madh për Jusufin dhe Bardhoshin, sidomos për djemtë e Jusufit e Bardhoshit, moti do të kisha reaguar siç e kanë merituar këta shpifës të shpërfytyuar.
Tashmë dikush duhet t’i kërkonte llogari Suzanës për denigrimin që ia ka bërë edhe Saime Jusufit, sepse kjo shpifje denigruese është e arkivuar në arkiv përkatës në Tiranë dhe studiuesit mund të manipulohen, sikur është rrëfim i vërtet nga Bashkëshortja e Jusuf Gërvallës…
(ibrahim kelmendi)