BURGOSJA E HYSEN GEGËS
[Herë pas here më duhet të bëj sqarimin: rrëfimi i përjetimeve, mendimeve dhe dyshimeve të para më shumë se 40 viteve, janë të atëhershme, nuk janë të tanishme. Përjashtim bëjnë protagonistët dhe ndodhitë, për të cilët në ndërkohë ka dal në dritë ndonjë fakt që nuk e dinim atëherë.]Në vitin 1979 kur më erdhi për vizitë Zymer T. Krasniqi, nga Poqesta e Pejës, bashkëshorti i Galës, vajzë e Axhës tim, Cenës. Me Zymerin kishte shoqëri të mirë Nezir Gashi, ish i burgosuri politik i vitit 1964, në “grup” me Ramadan Shalën. Me Nezirin, pos që kishim farefisni, ai ndihej si familjar në Familjen tonë (rreth 60-anëtarshe). Neziri e kishte dërguar Zymerin të më thoshte: “Ke kujdes, se këto ditë planifikon me të vizitua Sadik Blakaj. Mos e tako. Kemi dyshim se është bërë vegël e UDB-së dhe mund t’ju shkakton dëme.”
Sadik Blakën, nga Fshata Llugaj e Istogut, e njihja qysh kur isha në shkollë të mesme në Pejë. Vëllau i tij më i moshuar, Ramadani, bashkë me një grup shokësh të klasës së 5-të të Normalës në Pejë (shkollë që kualifikonte mësues), ndër të cilët edhe Vëllai im, Zeneli, paten organizuar demonstratë në nëntor 1968. Ramadan Blaka dhe Xhemajl Gashi nga Tresniku kishin shoqëri të ngushtë me Imerin, dajlin e Axhës Cenë, i cili ishte me profesion historian dhe që bërë drejtor i shkollës 8-vjeçare “Rilindja” në Trestenik.
Porosinë e Neziri e mora për shumë serioze sepse e çmoja ekstra si veprimtar të devotshëm veteran, për intuitë e përvojë të madhe për veprimtaritë e shërbimeve jugosllave.
Vërtet Sadiku pat ardh në vizitë, por unë nuk e prita. Ka ndejt rreth dy orë në kuzhinë kolektive që e kishim studentët e katit në konvikt (në qytetin Bochum).
Sadiku krijojë kontakt me Hysen Gegën përmes një të njohuri të tij në Nagold. Ishte Demë Demaj, nga Dubova e Pejës. Dema ishte Njeri i mirë, patriot, bashkëveprimtar, shok edhe me Faridin Tafallarin, sepse jetonin në të njëjtën qytezë, por edhe me Hysen Gegën. Hysenin e pata informuar të kishte kujdes, duke i treguar se e kishim porosi nga Nezir Gashi. Hyseni kishte njohje me Nezirin, prandaj e mori për serioze porosinë e tij.
Fatkeqësisht kjo nuk ndodhi edhe në muajin dhjetor 1980. Tashmë Hyseni ishte shkallmuar nga përplasjet që kishte pas, si sprova me urdhrin e kryetarit Grupit Komunist, RS, për ta vra Jusuf Gërvallën, apo të bëhej shokë ideali me Jusufin, të cilin RS e akuzonte për kuadër UDB-je. Fatmirësisht u pozicionuar PRO Jusufit, ia fali jetën, sepse Hysenit, po t’ia mbushte mendjen RS se Jusufi ishte i UDB-së, sigurisht që do ta vriste. Hyseni e kishte idol Avni Rrustemi dhe ndihej krenar që e thërrisnim Vasil Shanto, sepse thoshim se i ngjason. E dermojë edhe ballafaqimi i majit 1980, si dhe angazhimet për zhbërjen e Grupit Komunist, gjatë nëntori 1980.
Sadik Blakaj, para se të rishkonte te shokët e Hysenit, nga mesi i dhjetorit 1980, e ka improvizuar një telefonatë Hysenit, duke u prezantuar sikur po i telefononte Nezir Gashi. Sadiku ishte super usta i aktrimeve, simulimeve, improvizimeve, falsifikimeve. Në telefonatë i flet shkurt Hysenit, pa u prezantuar kush po telefonin: “Kemi gabuar që ju kemi thënë se ai shoku që do vi, është i UDB-së. Tani e kemi verifikuar se është patriot dhe duhet ta afroni.” (përifrazim sipas rrëfimit të Hysnit). Sadiku e ndërpren telefonatën. Hyseni tashmë ishte bind se vërtetë i kishte telefonuat Neziri. Prandaj më telefonon t’i shkoja për vizitë, gjithsesi. Ate tashmë Sadiku e kishte bindur të shkonin bashkë për ta vra Rade Zvicërin, sepse ishte afirmuar si prishës i gërmadhave të qytetit antik ilir, të cilët ishin zbuluar në Pejë kur po ngritnin një fabrikë të re. Rade Zvicër ishte kryetar komune në Pejë.
Deri sa arrita në Esslingen nuk e dija për çfarë urgjence me kishte thirr Hyseni. Sadiku, tashmë me shoqe të tij (për të cilën thuhej se e kishte pas nxenëse në shkollën 8-vjeçare në Malishevë të Gjilanit, prandaj duhet ta kishin burgosur Sadikun, i cili, në ndërkohë është “arratis” nga burgu?), ishte sistemuar në banesën e çiftit pollogas Nami dhe Emine Ramadani (e cila ishte banesë e vockël për çiftin Ramadani dhe tre fëmijët e tyre). Aty e takova Sadikun. Ai tashmë ndihej i fituar dhe sillëj ndaj meje me arrogancë, si fitimtar, sepse ishte i bindur që nuk do ia ndryshoja vendimin Hysenit.
Hyseni dhe Sadiku u nisen me kombin (furgonin) e Babait të Namiut. Më duke e ka pas emrin Ramadan. Ai i ka vozitë deri në Kosovë. U ngarkuan edhe me material propagandistik.
Argumenti i fundit që përdorte Hyseni, për të mos e ndryshuar vendimin për të shkuar ishte: “Po e provoj Sadikun. Nëse më ka mashtruar po sakrifikohem që ta vërtetojmë nëse ai është apo nuk është i UDB-së. Nëse me qet në kurth, do të keni Ju argument, të ruheni pastaj nga ai.”
Mua më mbet vetëm edhe një mundësi: ta dërgoj Kunatën time, Sabrinë, që sapo të shkon në Kosovë, ta takon Nezir Gashin dhe ta pyet nëse ai i kishte telefonuar ditë më parë Hysen Gërvallës. Nëse nuk i kishte telefonua, të angazhohej për ta shpëtuar Hysnin nga kurthe që po i ngriste Sadiku.
Fatkeqësisht Hysnin e burgosin gjatë natës festive të Vitit të Ri 1981, në gjirin familjar në Sallagrazhdë.
Sabrija atëherë, Neziri më vonë, më informuan se se Neziri nuk i kishte telefonuar Hysenit. Neziri e kishte takuar Hysenin dhe ia kishte thënë të ndahej nga Sadiku. Hyseni këtë e ka pranuar kur jemi takuar, pas çlirimt të Kosovës.
Hysen Gega, edhe në intervistë dhënë gazetës “Kosova sot”, në vitin 2012, ripublikuar nga portali “Pashtriku” më 21 mars 1921, ka thënë: “Ibrahim Kelmendi ka qenë këmbëngulës që unë të mos e bëja këtë rrugë. Ai kishte dyshime serioze në bashkudhëtarin tim, zotëri Sadik Blakën. Dyshimet e tij më vonë i vërtetoi koha.”
Banda e legenëve të UDB-së, të specializuar për luftë speciale, por edhe viktimat, si Faridin Tafallari dhe soji i tij, e kanë mbush dynjan me shpifje, se unë e kam dërguar Hysenin në Kosovë. Edhe Jusufi më fajësonte mua, pse nuk e kisha bind Hysenin të mos shkonte, ose pse nuk e kam informuar ate, meqë ai do ta bindte Hysenin të mos shkonin. Pas vuajtjes së dënimit Hyseni tha të vërtetën, por asnjëri nga shpifësit nuk kërkoj falje për zullumin që ma kishin bërë gjatë 12 viteve të qëndrimit të Hysenit në burgj, sa kohë Hyseni vuajti dënimin. Vërtetë më kanë lënduar shumë ato shpifje.
Në ndërkohë gjeta në internet rrëfimet të Sinan Kastratit, që e prezanton veten si viktimë e Sadik Blakajt. Ndër tjera Sinani sjell një fragmen, të cilin e prezanton si citim të Sadik Blakajt: ““Ibrahim Kelmendi më ka lidhur me njerëz të UDB-ës në Kosovë dhe në Diasporë dhe se nuk është rezili Riza Salihu vrasësi vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës, por Ibrahim Kelmendi me UDB-ën e tij”.”
Këso shpifjen nuk më nxisin të ndryshoj rrëfimet për përjetimet, mendimet, dyshimet e kohës, për qëllime hakmarrëse, sepse edhe nëse do të dezinformoja, zhvillimet e atëhershme nuk do të mund t’i ndryshoja.
Për keqardhje, kemi qenë të mjerë – prandaj kanë luajt koçe UDBashët me ne. Por, le të plasin, neve dolëm të fituar, meqë edhe për inat të tyre ndodhi çlirimi i Kosovës!
(ibrahim Kelmendi)
[Tekstit i mungon korrektura drejtshkrimor.]