“Mbretëresha e muzikës Tejano” iu është bashkuar me një yje të mëdhenj të Hollywood në Walk of Fame.
Këngëtarja e ndjerë Selena Quintanilla ka jetuar më shumë se dy dekada.
E njohur thjeshte si Selena, ajo u nderua mbrëmjen e së premtes me një yll.
Këngëtarja, e cila ka fituar çmimin Grammy, është qëlluar për vdekje në moshën 23-vjeçare në vitin 1995 nga ish-presidentja e klubit të saj të tifozëve.
Në atë kohë, Selena ishte duke thyer rekorde për mbajtjen e sa më shumë koncerteve dhe albumet e saj ishin në krye të tabelave të muzikës. Ajo ishte e njohur për hitet “Bidi Bidi Bom Bom”, “Dreaming of You” dhe “Como la Flor”.
Fansat dhe familja e saj morën pjesë në ceremoni së bashku me aktoren Eva Longria, e cila tha se këngëtarja ka pasur një ndikim të madh në karrierën dhe identitetin e saj.
Selena ishte midis 34 artistëve të përzgjedhur nga 300 kandidatë për të marrë një yll të ri këtë vit.
Këngëtarja u bë shumë më e famshme pas vdekjes së saj. Jeta e saj dhe vrasja e mëvonshme ishin subjekt i një filmi biografik të vitit 1997 “Selena”, i cili është bërë një klasik i kultit për fansat. Ajo ka shitur më shumë se 65 milionë albume në mbarë botën.