Nëse duart tuaja janë gjithmonë të ftohta, mund të jetë më shumë se rastësi.
Sipas ekspertëve të mjeksisë, këmbët dhe duart e ftohta në pjesën më të madhe të kohës mund të paralajmërojnë për disa probleme shëndetësore.
Diabeti
Duart e ftohta dhe të mpira, mund të jenë një shenjë e hershme e diabetit. Nëse kjo shoqërohet edhe me këmbët e ftohta, atëherë një vizitë te mjeku është e nevojshme. Diabeti ka efekt në qarkullimin e gjakut, ndaj dhe na jep këto shenja.
Stresi
Stresi mund të jetë një tjetër shkak për duart dhe këmbët e ftohta. Ai rrit adrenalinën, një hormon i prodhuar në gjëndrat e veshkave, i cili ngushton enët e gjakut duke dobësuar qarkullimin. Si rrjedhojë, duart dhe këmbët janë të ftohta.
Tiroidet
Gjëndrat tiroide ngadalësojnë metabolizmin. Simptomat mund të jenë këmbët e ftohta apo ndjesia e të ftohtit. Lodhje, përgjumje, si dhe ftohja e gjymtyrëve, janë shenja të qarta të këtij çrregullimi.
Anemia
Nëse përveç duarve të ftohta, keni edhe simptoma të tjera si lodhje apo dhimbje koke, atëherë duhet të kontrolloni nivelin e hekurit në gjak. Hekuri është një përbërës i rëndësishëm i hemoglobinës, e cila i jep gjakut ngjyrën e kuqe.