Fatkeqësisht dukuria e haraqit ende është e aplikueshme në Republikën e Kosovës. Organet e rendit duhet të jenë më vigjilente në trajtimin dhe zbulin e këtyre rasteve.
Viktimë e kërcënimeve së fundmi ka qenë edhe imami dhe ish Kryetari i Bashkësisë Islame të Gjilanit z. Mustafa Bajrami.
Ja çfarë shkruan ai në profilin e tij në facebook;
LAJMËRIM PUBLIK!
HARAÇI ME GJAK VAZHDON NË KOSOVË!
(Viktima e fundit jam unë dhe familja ime e dhashtë Zoti të jemi të fundit)
Ose 35000 euro, ose koka. Ky ishte ultimatumi i deridjeshëm. Pas ndërhyrjes së një fytyre shumë e njohur publike në Kosovë (jo fytyrë politike), çmimi ka ra, por, sipas ndërmjetësuesit, gjithqysh diçka duhet paguar.
I them botnisht zotëriut dhe zotërinjëve të involvuar. Nuk ka forcë në këtë botë që mund të më detyrojë të bëjë diçka jashta vullnetit tim. Siç i kam quar selam mbrëmë edhe sot nga këtu i them; Pushka top iu bëftë se unë nuk frikohem. Kurrë dhe në asnjë mënyrë asnjë cent s’ka për ta marrë.
Dinjitetin tonë familjarë kemi për ta ruajtur, për aq sa dimi dhe për aq sa mundemi. Presim ndihmën e shtetit tonë..!