fbpx
Lajme

Këshilltari i Kurtit i cili i shet moral Lushtakut, merrte tenderë në vlerë mbi 970 mijë euro sa VV e udhëhiqte Prishtinën

Po ju sjellim raportimin dhe faktet për këshilltarin e Albin Kurtit, neuropsikiatrin Jusuf Ulaj.

Në raportin e auditimit për Komunën e Prishtinës janë evidentuar vonesa ekstreme në realizimin e kontratave në procesin e ndërtimit të bulevardit mbi kurriz dhe furnizimin me inventar për administratën komunale. Për këto dy projekte Auditori ka shpalosur shuma të kontratave më të vogla se sa janë nënshkruar në mes të Komunës dhe kompanive.

Nisi në vitin 2015 për të përfunduar për 180 ditë. Por, ndërtimi i bulevardit në Kurriz të lagjes Dardania, zyrtarisht nuk ka përfunduar ende. Auditori Gjeneral që dy vite po ia përmend këtë fakt Komunës.

Lajmi.net ka raportuar se pronarët e kompanive të involvuara në këta tender “Kurrizit…” dhe “ furnizim me inventarë”, ku pati vonesa në realizim, janë të lidhur me Lëvizjen Vetëvendosje.

Me rastin e nënshkrimit të kontratave përcaktohet edhe koha e realizimit të tyre. Andaj, sipas Auditorit procesi i ndërtimit të Bulevardit mbi kurriz, është përcjellë me mangësi të projektuese dhe vonesa të mëdha.

“Projekti me vlerë 977,725 euro, për të cilin është nënshkruar kontrata me 12/06/2015 është paraparë të përfundojë pas 180 ditësh, dhe i njëjti nuk është përfunduar ende. Në shtator të vitit 2017 është ndërruar edhe menaxheri i kontratës, për tu zëvendësuar me një menaxher të ri i cili është duke pritur raportin e një komisioni për vlerësimin e punëve të mëparshme, pozicioneve shtesë, dhe me pas të vazhdojë me mbikëqyrje të projektit”, thuhet në të gjeturën e Auditorit, shkruan lajmi.net.

Lajmi.net kishte raportuar se tenderin për Ndërtimin e Bulevardit e pati fituar kompania “Rexha”, me pronar Samir Rexha. Kjo kompani ka blerë pllakat dhe kubëzat nga kompania “R.U.B.”, ku bashkëpronar është edhe ish kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet, Jusuf Ulaj, bashkëshorte e të cilit është motra e pronarit të kompanisë Rexha.

Për më tepër, në kohën e zgjedhjeve lokale në fund të vitit 2017, kur Shpend Ahmeti ishte bashkë më Lëvizjen Vetëvendosje kishte vendosur që të bënte riparimin e sheshit “Adem Jashari”.

Në vend të ndëshkimit për shkak shkeljes së kontratës, për mos kryerjen në kohë të punëve për ndërtimin e Bulevardit mbi Kurrizi, zyra e prokurimit e Komunës së Prishtinës kishte vendosur që përsëri të shpërblej me tender kompaninë “Rexha”, e cila se bashku me kompaninë “Eko group”  ishin përzgjedhur fitues për tenderin “Sanimi i dyshemesë urbane të Sheshit “Adem Jashari”. Vlera e përgjithshme e kontratës është 311.853,00 euro dhe në garë për këtë tender ka qenë edhe një grup tjetër i operatorëve.  Si nënkontraktor është kompania “RUB” e cila do të prodhojë pllakat për shesh, me pllakat e të cilës janë shtruar disa vende në Prishtinë, pas ardhjes në kryej të Prishtinës së kryetarit Shpend Ahmeti.

Tek të gjeturat e vonesave ne Kurriz, në bazë të ligjit të prokurimit, Auditori konstaton se Komuna ka mundur ta penaliziojë kompaninë për shkak të vonesave.

“Komuna nuk ka aplikuar penale, mirëpo i vetmi ndëshkim ishte tërheqja e vërejtjeve ndaj kompanisë. Po ashtu kompanisë i janë paguar pozicione të gjelbërimit edhe pse nuk kishte siguruar çështjen e ujitjes së tij gjë e cila ka ndikuar në tharjen e shumë drunjëve”, thuhet tutje në të gjeturen e Auditorit.

10 tenderë me vlerë totale mbi 5 milionë euro i ka fituar, e vetme ose si pjesë e ndonjë konsorciumi, kompania “Rexha” në 5 vjetët e fundit në kryeqytet. Më i madhi ka qenë tenderi për paltonë mbi kurriz.

Madje, kompania në fjalë pavarësisht shkeljes së afatit kohor , pa përfunduar zyrtarisht projektin, sipas informatave jo zyrtare të Komunës, do ta vë Komunën e Prishtinës para gjykatës, duke kërkuar kompensim për punët shtesë, ende të paverifikuara.

Megjithatë, kompania është gjobitur vetëm për njërin projekt, atë për ndërtimin e sallës së edukatës fizike në shkollën fillore “Shkëndija” në Hajvali – ku i ishte zbritur çmimi për shkak të ndryshimit të materialit.

Kompania “Rexha” ka ngritur një padi ndaj Komunës së Prishtinës, pas ndërprerjes së punimeve të fazës së parë për rregullimin e shtratit të lumit “Prishtina”, më 2014, për shkak të kontesteve pronësore, të cilat janë zgjidhur 9 muaj më vonë, porse operatori nuk ka pranuar ta vazhdojë punën. E njëjta kompani, si pjesë e një konsorciumi, është angazhuar edhe për ndërtimin e urave në pjesën perëndimore të Unazës Qendrore – projekt në vlerë gati 2 milionë euro, e që momentalisht është ndërprerë për shkak të problemeve pronësore.

Mbetët të shihet nëse kompania “Rexha” do të fitojë tender përsëri në Komunë, pas tenderit për ndermi i sheshit “Adem Jashari”, që u nënshkrua në kohën e zgjedhjeve. Kjo pasi me ndarjen e Lëvizjes Vetëvendosje, ish kandidati për deputet i VV-së, Jusuf Ulaj është radhitur fuqishëm pas Albin Kurtit.

Nga ana tjetër, Auditorit ka gjetur se, “Sipas kontratës “Furnizim me inventar për administratën komunale”, në vlerë 55,150 euro, e nënshkruar me 21/11/2016 dhe planit te menaxhimit të kontratës, afati i përmbushjes ishte 45 ditë nga data e nënshkrimit. Furnizimi është bërë me 05/07/2017, përkatësisht shtatë muaj me vonesë. Në ndërkohë, siguria e ekzekutimit kishte skaduar dhe e njëjta nuk ishte ripërtërirë. Sipas menaxherit të kontratës, afati i realizimit të kontratës është shtyrë për shkak të mungesës së hapësirës për vendosje të inventarit nga komuna”.

Kohë më parë lajmi.net kishte raportuar se ky tende i ishte dhenë kompanisë “A&F Constuction”Sh.p.k, me pronarë Artan Kurteshi dhe Faton Mehmetin, të dy militant të Lëvizjes Vetëvendosje. Fillimisht, ata e kishin fituar tenderin “Furnizimi dhe montimi i inventarit dhe materialeve tjera për funksionalizimin e qendrës për Business Process Outsourcing”.  I gjithë facebook-u i të dyve është i mbushur me parulla të Lëvizjes Vetëvendosje. Publiciteti më i madh ka qenë në shërbim të deputetit, Ismail Kurteshi. Por biznesmeni i ri, Artan Kurteshi kishte thënë të mos ketë lidhje më deputetin e Vetëvendosjes. “Jo më herët nuk kemi marrë tender në Komunën e Prishtinës. Janë vetëm këta dy tenderë. Tenderi parë është nënshkruar dhe është duke u realizuar, të dytin nuk e kemi nënshkruar ende. Nuk kam asnjë lidhje me deputetin Kurteshi. Nuk jam anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje. Jam simpatizant i popullit shqiptar, se jam shqiptar”, kishte thënë për lajmi.net Artan Kurteshi.

Zyrtarët komunal dukët që nuk ua kanë shpalosur në detaje zyrtarëve të Zyrës Kombëtare të Auditimit të dhënat e sakta të këtyre dy kontratave.

Në raportimin e Auditorit thuhet se “Procesi i ndërtimit të Bulevardit mbi kurriz, është përcjellë me mangësi të projektuese dhe vonesa të mëdha. Projekti me vlerë 977,725 euro, për të cilin është nënshkruar kontrata me 12/06/2015 është paraparë të përfundojë pas 180 ditësh, dhe i njëjti nuk është përfunduar ende”. Por, në fakt vlera e kësaj kontrate ka qenë fiks 1 milionë e 046 euro. Kjo pasi Zyra e Prokurimit të Komunës së Prishtinës me datë Me 8 qershor 2015,së bashku me  “Rexha&Loni” kanë nënshkruar kontratë për ndërtimin e Bulevardit mbi “Kurriz” në lagjen Dardania në vlerë prej 948 mije e 825 euro. Për disa punë shtesë që dolën, në nëntor të vitit 2015, Komuna lidhi edhe një aneks kontratë me kompaninë “Rexha” në vlerë prej 97,588.62 euro.

Po ashtu, duket se ZAP nuk i është shpalosur drejt nga Komuna as shuma në tenderin  “Furnizim me inventar për administratën komunale”, që sipas Auditorit ka qenë në vlerë prej 55,150 eurove. Por, sipas “njoftimit për dhënie të kontratës”, ai rezulton të jetë në vlerë prej 57,550 euro

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close