Epilogu

Këshilltari i Kushnerit: Serbia vendosi në çdo fshat përgjatë kufirit spiunë për t’i kapur Thaçin e Veselin

Libri “Lindja e një demokracie me parathënie të shkruar nga Bernard Kushner, tregohen shumë detaje nga shkrimtari i famshëm francez Jacques Baudouin. Ai kishte mbajtur edhe pozitën si këshilltar i ministrit të jashtëm francez z. Bernard Kushner.

Tek kapitulli “Takimi i mundësisë së fundit në Paris / 15-18 Mars 1999” ai tregon se si e kaluan kufirin Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.

“… Me të mbërritur në Shqipëri bashkë me Kadri Veselin, ai veshi uniformën e luftëtarëve të UÇK-së për të hyrë në Kosovë dhe takuar shefat ushtarakë. Para se të vihej për udhë, u armatos me një pistoletë dhe dy granata në rast se serbët mund ta rrethonin. Ushtria serbe e dinte se Veseli dhe ai duhej të kalonin nga mali i Pashtrikut, në perëndim të Prizrenit, për të hyrë në Kosovë dhe e priste me spiunë të vendosur në çdo fshat përgjatë kufirit shqiptar. Dy burrat arritën t’i bënin të besonin se do të kapërcenin kufirin pikërisht aty ku serbët ishin të sigurt se serbët do t’i kapnin në kurth. Thaçi dhe Veseli u rikthyen atëherë në Shqipëri dhe u drejtuan shumë më në jug, drejt Maqedonisë në të cilën u futën duke kapërcyer malet e liqenit të Strugës. Një ecje prej disa orësh e bërë nën një shi litar. Të nesërmen në mengjes u ngjitën deri në Tetovë dhe e kapërcyen kufirin afër Kaçanikut jo larg vendit ku po i prisnin serbët.”

Exit mobile version