fbpx
Lajme

Këshilltari i Ramiz Alisë: Nëse hynin dy kosovarë në Shqipëri, njëri ishte i UDB-së

Amerikani Fred Abdahams në librin e tij “Shqipëria e Re” ka treguar për takimet e para të Xhavit Halitit me Ramiz Alinë.

Ai gjatë rrëfimit ka treguar se “Haliti u takua me Presidentin Ramiz Alia në korrik 1991. Presidenti shqiptar i njihte si shtëpinë e vet grupet e ndryshme kosovare. E vendosur për të destabilizuar Jugosllavinë, qeveria komuniste shqiptare u kishte dhënë para dhe këshilla organizative të fshehta siç ishte Lëvizja Popullore për Republikën e Kosovës (LPRK), në të cilën Haliti luante rol aktiv”.

Xhavit Haliti përsëri e takoi Ramiz Alinë në shtator të vitit 1991, ku ai i kishte thënë “Ju djema nuk jeni gati, nuk jeni të përgaditur për këtë punë”.

Por, Ramiz Alia kishte mundësuar stërvitjen e disa djemve nga Kosova. LPRK-ja dërgoi në Shqipëri edhe komandantin legjendar Adem Jashari, që autori e përshkruan si “luftëtar trupmadh”.

Këshilltari kryesor i Ramiz Alisë për politikën e jashtme Sofokli Lazri kishte thënë se “Ne asnjëherë nuk e dinim se kush ishte njëri e kush tjetri, në qoftëse në Shqipëri hynin dy kosovarë, njëri prej tyre ishte i UDB-së”.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close