Kështu bënte plan Agim Ramadani që ta sulmonte burgun e Dubravës për lirimin e Ukshin Hotit e të tjerëve
Njëri prej komandantëve të njohur të UÇK-së, madje bashkëluftëtar i Heroit të kombit, Agim Ramadani, Hafir Hoxha, ka bërë një postim interesant dhe të panjohur deri më tani për planin që kishte UÇK-ja gjatë luftës për lirimin e të burgosurve në Burgun e Dubravës.
Dikur duke thirrje publike për ta votuar Avni Klinakun për deputet në Kuvendin e Kosovës për të cilin thotë se ka vizion dhe është dëshmuar për veprimtari kombëtare, ish-komandanti Hafir Hoxha, në llogarinë e tij në Facebook, tregon se gjatë luftës bashkë me komandantin Agim Ramadani dhe bashkëluftëtarë tjerë kishin në plan sulmin e Burgut të Dubravës për lirimin e Ukshin Hotit, Avni Klinakut dhe të burgosurve tjerë shqiptarë që po mbaheshin aty.
Ja postimi i plotë i komandantit Hafir Hoxha:
Për Avni Klinakun, Ukshin Hotin dhe për shumë e shumë veprimtar të tjerë, patriot, intelektual aktivist të devotshëm në çështjen kombëtare, për çlirimin e popullit dhe vendit, gjate vitit 1998 tani më HEROI i Kombi Agim Ramadani, Xhafer Gashi dhe unë Hafir Hoxha si ushtarak të UÇK-së bënim përgatitje operative që të sulmojmë dhe të zëmë rob burgun e Dubravës, t’i çlirojmë ata njerëz tepër më vlerë që ishin aty, rrethanat nuk na mundësuan të bëjmë atë aksion”