Epilogu

Këta janë dy zyrtarët e Vetëvendosjes të arrestuar në Prizren, për keqpërdorim të detyrës

Dy anëtarët e Vetëvendosjes, Arben dhe Shqipron Krasniqi, janë arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që ndaj tyre është ngritur aktakuzë për keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar, transmeton Gazeta Metro.

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e Paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, ndaj të pandehurve Arben Krasniqi dhe Shqipron Krasniqi.

Arben Krasniqi është udhëheqës i sektorit të zyrës ligjore në Komunën e Prizrenit dhe në këtë pozitë ka filluar punën në vitin 2018, pas kohës kur VV dhe Mytaher Haskuka kanë ardhur në pushtet në këtë komunë.

Shqipron Krasniqi është përfaqësues ligjor i Komunës së Prizrenit, i cili gjithashtu është punsuar në vitin 2018, me të ardhë VV në pushtet.

Të dy janë arrestuar dhe janë dërguar në paraburgim, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 par. 1 lidhur me para.2.nën parag.2.1 dhe 2.2 e në lidhje me nenin 31 të KPRK’së. Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit, 16.01.2020, dhe do të zgjasë deri më datën 15.02.2020.

Këta dy zyrtarë të VV’së, dyshohet se kanë kryer vepra penale në dëm të të Komunës së Prizrenit, ku me këtë rast kanë anashkaluar procedurat e cila do të duhet të iniciohej nga Kryetari i Komunës, me propozim të këtij të fundit Kuvendit të Komunës, për të vlerësuar këmbimin e pronës së paluajtshme të Komunës me personat fizik dhe juridikë, e aq më tepër kur zyrtarët e lartpërmendur, në këtë çështje jo kontestimore kanë hequr dorë nga e drejta e ankesës ndaj vendimit, me këtë i kanë shkaktuar dëm material Komunës së Prizrenit.

Ndërsa mësohet se paditësi ka qenë Ilir Baldedaj, i cili ka qenë Drejtor i Administratës në Komunën e Prizrenit, ndërsa tani është asambleist i AAK’së në këtë qytet./gazetametro.net

Exit mobile version