fbpx
Lajme

Këta janë emrat e ministrave të LDK-së

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka miratuar emrat e kandidatëve për ministra që do të jenë pjesë e Qeverisë Hoti.

Pjesë e kabinetit qeveritar Hoti do të jenë pesë ministra aktual të Qeverisë në detyrë nga radhët e LDK-së.

Në mbledhjen e sotme të kësaj partie u vendos që bartës të funksioneve qeveritare nga LDK të jenë:

Driton Selmanaj, zëvendëskryeministër

Agim Veliu, ministër i Punëve të Brendshme

Arban Abrashi, ministër i Infrastrukturës

Armend Zemaj, ministër i Shëndetësisë

Anton Quni, ministër i Mbrojtjes

Vlora Dumoshi, ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS)

Besian Mustafa, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MPBZHR)

Hykmete Bajrami, ministre e Financave

Pjesë e koalicionit të ardhshëm qeverisës, bashkë me LDK-në, do të jenë edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Nisma Socialdemokrate, Lista Serbe si dhe minoritetet tjera.

Të propozuar për ministra nga AAK-ja janë:

Besnik Tahiri, zëvendëskryeministër

Blerim Kuçi ministër i Ekonomisë

Meliza Haradinaj-Stublla ministre e Punëve të Jashtme

Ramë Likaj, ministër i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Kurse, Nisma Socialdemokrate dhe Lista Serbe, ende nuk i kanë bërë publik emrat e tyre që do të jenë pjesë e kabinetit qeveritar.

Ndërkohë, kryesia e Kuvendit të Kosovës, ka vendosur sot që seanca ku do të votohet qeveria e re do të mbahet nesër në ora 11:00, pasi që është hapur rruga pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila i dha të drejt dekretit të presidentit të vendit, Hashim Thaçi.

Zyrtarë të LDK-së, kanë deklaruar gjatë ditës se i kanë votat e mjaftueshme për krijimin e qeverisë së re.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close