fbpx
Lajme

Serbia: Adem Jashari, Thaçi, Lushtaku në 1992 e formuan grupin “terrorist armiqësor” kundër Serbisë

Në aktvendimin e Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, lidhur me ndjekjen që kishte filluar kundër Adem Jasharit, Ilaz Kodrës dhe 13 bashkëluftëtarëve të tyre, shkruan: PP. nr. 136/36, nga data 4.10.1996 me datën 6.10.1996 merr këtë aktvendim mbi zbatimin e hetimeve kundër: Adem Jasharit, Ilaz Kodrës, Besim Ramës, Avni Nurës, Jakup Nurës, Fadil Kodrës, Nuredin Lushtakut, Rafet Ramës, Sami Lushtakut, Rexhep Selimit, Hashim Thaçit, Sahit Jasharit, Zenun Kodrës, Ali Januzit dhe Idriz Asllanit.

Të gjithë këta sipas aktakuzës së regjimit okupator serb akuzohen se “në gjysmën e dytë të vitit 1992, pas qëndrimit të tyre në Republikën e Shqipërisë, ku së bashku, ushtarakisht janë stërvitur me pjesëtarët e armatës shqiptare nën komandën e eprorëve të tyre. Në territorin e komunës së Skënderajt kanë formuar grupin “terrorist armiqësor” dhe së bashku me shumë persona ende të paidentifikuar janë bërë anëtarë të të njëjtit grup, kanë filluar armatosjen e grupit dhe për këtë qëllim kanë siguruar sasi të madhe të armëve, municionit dhe të mjeteve eksplozive, pushkë, automatikë, pushkë me snajper, revolverë, bomba dore, mina, trombllonë dhe pajisje të ndryshme ushtarake. Prej tyre një pjesë e kanë sjellë nga Republika e Shqipërisë, pastaj rregullisht, nga gjysma e dytë e vitit 1992 e deri në fund të shtatorit të vitit 1996, në mal, në afërsi të fshatit Prekaz i Ulët, kanë stërvitur shkathtësitë ushtarake, përdorimin e armëve të zjarrit, rregullisht kanë stërvitur në gjuajtjen e tyre në shenjë, kanë mbajtur mbledhje ilegale, më së shpeshti në Prekazin e Ulët, në të cilat mbledhje janë marrë vesh dhe kanë planifikuar kryerjen e aksioneve të armatosura në territorin e komunës së Gllogovcit, Pejës, Vuçitërnës dhe Mitrovicës dhe pas këtyre përgatitjeve të bëra me qëllim të rrezikimit të rregullimit kushtetues dhe sigurimit të RFJ kanë ndërmarrë aktet e dhunës në territoret e këtyre komunave.

Sipas marrëveshjes paraprake, në të njëjtën kohë dhe në bashkëveprim me grupet e tjera terroriste, të cilat këto akte në mënyrë të vazhdueshme i kanë kryer në territorin e Kosovës, me ç’rast me dashje kanë privuar nga jeta 4 persona dhe kanë tentuar që t’i privojnë edhe 16-të persona të tjerë, me çka te qytetarët kanë krijuar ndjenjën e pasigurisë.”.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close