fbpx
Lajme

“Këta të opozitës e kanë dhënë jetën në luftë kundër Serbisë, Qeveria Kurti e ka mohuar luftën”

Shkruan: Kimete Berisha

E mbrojnë Kosovën nga UÇK-ja!

A ka absurditet më të madh se sa kur e sheh qeverinë anti-UÇK, anti-çlirim, anti- Rambuje, anti-Ahtisari, anti-Republikë, anti-flamur, anti-Amerikë, anti-Shqipëri…

të thotë se opozita dëshiron t’i lëshojë pé Serbisë.

Cila opozitë?

Ata që e kanë dhënë jetën dhe të gjallët në luftë kundër Serbisë!

E, qeveria Kurti që e kanë mohuar luftën dhe lirinë, që e llogarisin se koha e artë ka përfunduar me çlirimin e Kosovës – në vitin 1999 – këta, çka duan?!

Qysh i shpjegon ti qëllimet e një qeverie që i shpërfil këshillat e Amerikës, e cila t’i ruan kufijtë!

Banda e Albin Kurtit i ka sulmuar institucionet e shtetit me armë – e sot në pushtet e kanë vë në pikëpyetje ekzistencën e shtetit, pandalur e rrezikojnë Kosovën,

duke e leçitur nga perendimi, nga Shqipëria, nga Amerika, duke varfëruar, duke e spastruar vendin nga shqiptarët, e duke e shkatëruar secilin raport të mirë që është ndërtuar me dekada.

Pse?

Kush fiton kur qeveria e Kosovës e zhgënjen Amerikën!

Ka qenë kërkesë e përsëritur e Amerikës që të shtyhet vendimi për targa, nuk ka qenë kërkesë e opozitës.

Qeveria po thotë se Amerika do t’i lëshoj pé Serbisë, sepse asgjë nuk varet nga opozita.

Shih çfarë tragjedie e madhe po i ndodh Kosovës:,

– U bë Fitore Pacolli (injorante shkuar injorantes), e njohur për thirrjen e saj që qeveria dhe kuvendi t’i kontrollojnë mediat;

e njohur për obsesionin e saj anti komandantëve të UÇK-së, që t’ia tregojë vendin Amerikës.

Heyyyy, ia dha

të drejtën Amerikës që të shqetësohet dhe zhgënjehet…,

– Artane Rizvanolli e njohur pēr sentimentin e saj të trashëguar anti shqiptar;

– turku i Prizrenit që për asnjë moment nuk e ka përjetuar luftën;

– Albulena Haxhiu, që në jetën e saj nuk ka punuar gjë tjetër përveç që i ka sulmuar institucionet e Kosovës me gas lotsjellës

(është ministresha e vetme në histori që e udhëheq drejtësinë, e cila drejtësi e ka paditur për sulm ndaj kuvendit);

– Fatmire Kollçaku që me llokme e shnolla e mbron Kosovën nga Serbia, te frizerka shpesh, por te dajtë a thua po shkon najherë!

Fatmire Kollçakut nuk i harrohet deklarata e saj se ‘Kurti në përballje me Serbinë është më i fortë sepse nuk ka dosje kriminale të UÇK-së”.

– u bënë këta mjeranë t’u tregojnë atyre që e kanë përjetuar luftën, dhe që kanë humbur në luftë çdo gjë që kanë pasur, se çka është sovraniteti! T’i tregojnë Amerikës se si mbrohet Kosova!

Çka ju duhet tash ndihma e opozitës dhe e Amerikës, mbasi që e dini se ata ‘po duan’ t’i lëshojnë pé Serbisë!

Bujrum, çlirojeni tash Kosovën, askush, as opozita, as Amerika, nuk e po ju ndal!

Askush nuk mund ta ndal zjarrin çlirimtar kur merr flakë shpirti i lirisë…

Çojeni Armend Mujën kryetar të Zveçanit…

(E Presidentja e mençur, familja e saj me kohë janë shpërngulur nga Mitrovica…).

P.S. Siguria kombëtare ka mbetur në dorë të veteranit tër rrejshëm dhe qeverisë anti-UÇK!

Kjo është….m’u mbyt n’legen!

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close