Epilogu

Këto janë tri komunat të cilat do të shkojnë në rinumërim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt. Ilir Gashi në këtë mbledhje ka thënë se dëshiron të dijë se kur mund të përfundojë procesi lidhur me numërimin.

“Ka ankesa të shumta se kur do të përfundojë dhe këtu po shihet se vetëm 19% e materialit është skanuar. A është kjo shifër për gjithë punën?”, ka thënë ai.

Burim Ahmetaj i është përgjigjur duke thënë se duhet të skanohen edhe fletëvotimet me kusht që të përfundojë ky proces, përcjell Arbresh.info.

“Jemi duke punuar në këtë drejtim me tri ndërrime ku 19% është skanuar por ka edhe të tjera. Shumë shpejt do ta mbyllim këtë proces”, ka thënë ai.

Adnan Jonuzi, përfaqësues i VV-së, ka thënë se te votimi me kusht duhet të bëhet një analizë më e gjerë që të shihet mos është votuar më shumë se njëherë.

“Ka komuna që janë mbi 100 mijë banorë e kanë votuar 300 banorë me kusht dhe e kundërt ka komuna me numër të vogël banorëve e votues me kusht ka më shumë. Po ashtu duam një numër për fletëvotimet e pavlefshme ku thuhet se për Kuvend Komunal ka më shumë. Po ashtu nëse vendosni ta anuloni ndonjë zarf të votimit me kusht si e bëni atë”, ka thënë ai.

Ahmetaj i është përgjigjur se anulimi bëhet nëse ai nuk është pjesë e komunës ku ka votuar.

“Kemi raste kur zarfi është por nuk ka nënshkrim. Po ashtu e kundërta dhe ne i krahasojmë këto të dhëna dhe nëse nuk përputhet ne i anulojmë. Thash kanë dikund 27 raste të tilla. E sa i përket shpërputhjes është herët të flitet në këtë fazë sepse nuk ka fletëvotime apo ka ngatërrim rubrikash. Kurse për rinumërim e thash se kanë disa raste për kryetar komunash që duhet rinumëruar. Por tani jemi në procesin e futjes së të dhënave dhe do ta përgatisim raportin e auditimit për KQZ. Por kemi mospërputhje të madhe të dhënash”, tha ai.

Kryetarja e KQZ-së dhe anëtarët morën rekomandim që 3 kuti për kryetar komune dhe 21 kuti për kuvende komunale të numërohen plotësisht dhe jo pjesërisht.

“Vendvotimet në Prishtinë, Prizren dhe në Suharekë të numërohen plotësisht. Ndërsa 21 për kuvend komunal të numërohen. Ndërkaq 27 raste tjera të procesohen te KQZ-ja”, tha ai.

Exit mobile version