Koreja e Veriut reagoi ndaj komenteve të presidentit Donald Trump të bëra nga Tokio, duke thënë se presidenti amerikan dhe SHBA duhet të heqin dorë nga qëndrimet luftënxitëse.
Trump tha se Japonia mund të rrëzojë çdo raketë koreanoveirore me sistemet e reja antiraketë të blera nga SHBA, por sipas Penianit, SHBA bën mirë të mos mbërrijë deri tek konflikti ushtarak, sepse atje do të zbulojë një realitet të ndryshëm.
Koreja e Veriut tha se vendi është i gatshëm për luftë dhe se do të shkatërrojë çdo armik që e kërcënon.
Turi aziatik i presidentit Donald Trump është një rreth që vjen rrotull Koresë së Veriut dhe nuk ka dyshim se pritet të shtojë edhe më shumë tensionin me regjimin e izoluar