fbpx
Lajme

Kimete Berisha: Albin Kurti po bën krime shtetërore në favor të Serbisë

Nëse edhe Amerikën e jep për Albin Kurtin – atëherë s’ka psikolog që t’merr n’dorë!

Shkruan: Kimete Berisha

Ti je më dikushi se Albin Kurti, Presidente!Ti je këtu ku je, pa pasur ‘ushtri paramilitarësh’ pas vetes; pa frymëzuar vdekje, vrasje e vetëvrasje. Je këtu ku je, duke u vetëmbrojtjur dhe duke ua luajtur lojën mashtruesve, pra duke i mashtruar-mashtruesit (që nuk është gabim), je këtu ku je pa e kërcënuar askënd me likuidim!Ti duhet ta dish se gazetarët e Kosovës e kanë bllokuar mundësinë e komentimeve, sherri ‘talibanëve të Albin Kurtit’. Kështu kaq keq ka qenë situata veç në kohën e Millosheviqit.

Ti ke arritur këtu ku je, e vetmuar, duke i pasur të gjithë kundër! Albin Kurti ka arritur këtu ku është duke e mohuar shtetin e Kosovës, duke e mohuar çdo vlerë;duke e mohuar dhe përqeshur Lirinë;duke e krahasuar flamurin e Kosovës me ‘lara’; duke i treguar Amerikës se ‘shqiptarët nuk janë me Amerikën’; duke e mohuar pavarësinë e Kosovës, duke e përdorë sentimentin e bashkimit kombëtar; duke i keqpërdorur të pakënaqurit, diasporën dhe të gjithë pa përjashtim, edhe fëmijët!Duke i shfrytëzuar gratë dhe burrat t’i kallin Instutucionet, duke i shfrytëzuar të gjithë si ushtarë të tij dhe në fund duke i hedh në rrugë!

Ka premtuar Vetëvendosje – jo negociata;Ka premtuar se s’do të ketë marrëveshje me Serbinë -pa kërkuar falje Serbia për krime.I ka manipuluar gratë e dhunuara në luftë;I ka manipuluar familjarët e të zhdukurve;I ka mashtruar viktimat, dhe të gjithë shqiptarët pa përjashtim, përveç Serbinë.Serbinë e ka befasuar për të mirë!Kryeministri Albin Kurti nuk i kërkon Serbisë të na kërkojë falje!Ua paguan rrymën serbëve të Veriut!

Paramilitarëve serbë u jep rroga pa punuar!Ua ka hequr qafe policinë e Kosovës nga Veriu!I lejon targat ilegale në Veri, në kundërshtim meLigjin!Pra, Albin Kurti po bën krime shtetërore në favor të Serbisë! Përndryshe, budalla më i madh e di se Serbia nuk pajtohet me asnjë marrëveshje që nuk i konvenon! E ti, Presidente,Ti ke qenë dhe je e vetmuar, nuk ke pasur parti, Ty nuk të do kush, e ke huazuar dashurinë e votuesve të Albin Kurtit (dashuria e votuesve t’u, varet nga urdhëri i Albin Kurtit.

Nëse u thotë ai ‘gjuajeni Vjosën me gurë-të gjuajnë). Ti je Presidente e Kosovës dhe peng i ‘votuesve’ të Albin Kurtit.Ty nuk të duhen votuesit e Tij, sherri i të cilëve ndjehesh dhe vepron si Presidente e varur, e frikësuar nga braktisja! Dikush duhet t’i bëj për vete 60 për qind të shqiptarëve që nuk votojnë.Nëse bindesh se je më dikushi se Albin Kurti – edhe pavarësohesh nga Ai, edhe e ‘çliron’ Republikën.

S’di pse s’po bindesh!Nëse edhe Amerikën e jep për Vetëvendosjen – atëherë s’ka psikolog që të merr n’dorë!Pse Albin Kurti ia refuzoi Amerikës mbi 200 milionë dollarë?Trego!P.S. E Dr. Vdekja dha dorëheqje!Kriminelët nuk japin dorëheqje, kriminelët shkarkohen dhe përfundojë në burg.Veprimet e Arben Vitisë gjatë pandemisë kanë qenë të dëmshme, të rrezikshme dhe vdekjeprurëse për popullin dhe për shtetin! Deri tani kemi pasur punë me qeveritë e rrezikshme për xhep, tash kemi punë me qeverinë e rrezikshme për jetë.

Qeveria Kurti është e rrezikshme për jetë! Pa kurbana këta nuk ekzistojnë! Dikush duhet të ‘vdes’ që këta të jetojnë!

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close