24 mars 2022
Shkruan: Kimete Berisha
1. Në parkingun e Rilindjes, në një veturë të vjetër dhe të vogël, dikush e kishte lënë këtë porosi të shkruar në letër: ‘Oj e paftyrë, ma ke blloku rrugën’. Qesha…që sharësi e kishte krijuar idenë se kishte të bënte me një vozitëse grua.
2. Në krah të ministrisë së kulturës, një i moshuar e ndihmonte një djalë ta nxirrte veturën nga vendi i ngushtë ku e kishte parkuar. E dëgjova kur me zë të ulët i tha: Hajde mâ, ‘sakat’! …edhe e ndihmonte, edhe e fynte, tash s’di cila peshon më shumë (ndihma apo fyerja), ama e di se njeriut të moshuar i ka hije veç urtësia, asgjë tjetër nuk shkon me moshë.
3. E zura veten duke mëkatuar me fjalë…Nuk besoja se po hyja n’gjynah, sepse fjalën e kisha për një ‘të huaj’. Derisa të përkthehet mëkati im nga anglishtja, mëkatin e merr era…
4. Njëra më pyeti: A bëhet luftë? O, unë kam gajle tjera – i thashë. ‘Biče rata każu svi -al’ ja ču umrijeti od ljubavi’. Seriozisht: çka më duhet jeta, kur ty nuk të kam!
5. Aleksander Vuçiqi sot u ankua se Albin Kurti po e izazivat. Vuqiçi nuk e di se është i vetmi dushman që Albini e gjuan veç me fjalë, se shqiptarët i ka gjuajtur me gaz lotësjellës dhe ua ka nxi jetën. Isa Mustafës ia ka përly edhe bazenin.
6. A e braktisin amerikanët Kosovën? – u shpeshtua kjo pyetje e frikshme!Se shqiptarët mendojnë që Kosova është e pasur me zeje dhe se neve na ‘duan’ për interes, shkaku se ne si popull i varfër, jemi shumë të pasur.
7. Unë mendoj se po, mund të na braktisin, të gjithë. Deri dje tipi të thotë ‘e jap jetën për ty’, e sot kur vjen puna ‘nuk e jep’…Nuk duhet të llogarisim në dashuri, por në mençuri dhe në miqësi. Mençuria na mungon. E miqësinë ne e kuptojmë si vardisje..
S’ka pshtim. Shqiptarët ende nuk janë bindur se mbeturinat hudhen në kantë. Donika tregon më së miri kush jeni ju. P.S. Qeveria Kurti e ka mjeruar Kosovën! Kryeministër e kemi një mashkull që ha torte para kamerave.