fbpx
Lajme

Kimete Berisha: Barku sa koshi i Armend Mujës dukej si topi i Mic Sokolit, sholen e quaj Hekuran

Shkruan: Kimete Berisha

Dora n’mjaltë!

Në fillim të këtij teksti, ju njoftoj se nuk po shkruaj me ‘mend’ por me ‘ndjenja’.

Që nuk jam ‘mirë’ tregon fakti se sot u knaqa me ‘dhunën’ ujore që ndodhi në Kuvend!

Por, nuk më mjaftoi!

Çfarë dhune është ajo: spërkatja me ujë të destiluar?

Pa e vaditë me shllaf Bislimin – nuk më flladitet zemra.

Tash e kam të qartë, pse kanë thënë populli ‘Ruaju, se të del Hajdar’!

Hajdar i doli Hekuranit, i cili për mua e simbolizon ‘filxhanin’ e nevojtores sime, sepse sherri i tij (që na e vjedhi trustin bashkë me radikalët serbë)

ende nuk e kam renovuar nevojtoren (dhe ashtu siç kam deklaruar publikisht, në shenjë revolte, ‘sholjen’ e WC-së e quaj Hekuran).

Ndërsa, Albulena i doli në ndihmë fizikisht Hekuranit, Hekurani (nga gëzimi që shpëtoi i gjallë nga pikat e ujit), e përqafoi ngrohtë Rudina Hajdarin.

E Hekurani, duke u mbrojtur nga pikat e ujit të shishes, u habit i ra shuplakë Bislimit.

E përshëndes përzemërsisht shuplakën në fjalë.

Barku sa koshi i Armend Mujës dukej si topi i Mic Sokolit derisa e mbronte Albin Kurtin nga pikat e ujit të shishes së opozitës.

Rrahje për rrahje, bile rrahuni qysh rrihet, e jo, të rrethuar nga dhjetëra truproje të kryeministrit, kishe po rrihemi.

Rrahja ka rregulla.

Ndjeki rregullat.

Skuqja faqen.

Një truproje e kryeministrit e kish gjoksin sa të Pamela Andersonit, e një tjetër e mbronte Albinin nga uji me çadër të mbyllur ngjyrë kumbulle e pjekur.

S’ka truproje nga turpi.

Edi Rama e mbrojti Albin Kurtin nga pikat e ujit të shishes!

Është djalë i ndjeshëm ndaj ujit kryeministri shqiptar, i krijuar në prehërin e Nanos.

Oh, nuk i pëlqen dhuna, anipse ka ‘rrahur’ gra, ka rrahur shokë, dhe me fjalë s’ka ditë që nuk e rrah minimumi një njeri.

Por, kur lypset të rrihet si mashkull – ëë.

Po të pyetej Edi Rama, shqiptarët ende do ta vizatonin me lara – lara Lirinë.

Liria lyp dhunë, rrahje, gjak, sakrificë,

Liria është çdo gië që nuk është Edi Rama, i cili sikurse Albin Kurti e gjeti lirinë e gatshme!

P.S. Ishte kënaqësi derisa e shikoje kryeministrin duke e kruar kokën prej zavalli.

Sepse, kur kruhet koka lyp rrehë.

Sot Albin Kurtin e rrahu Mimoza Kusari.

Mimoza boll mirë tregoi në audio-përgjim se kokën e Albin Kurtit e thyejnë sekretet e saj me Milan Radoiçiq.

Albin Kurti tha sot në Kuvend se nga frika prej tij, shoku i Mimozës, kryekrimineli Milan Radoiçiq, ndodhet në një hotel të Kopapnikut…por kishte harruar se Kopaoniku është edhe i Kosovës.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close