Epilogu

Kimete Berisha: Besnik Bislimi “çetniku” më i madh shqiptar, kush je ti që flet për UÇK-në

Shkruan: Kimete Berisha

Besnik, mos u bë çetnik!

Besnik Bislimi ka thënë se ‘Serbia nuk do dialog serioz me shqiptarët’, ndërsa, po kësaj Seribie joserioze, i ka premtuar se do t’ia tregojë ‘sekretet’ e UÇK-së!

Kush je TI që flet në emër të UÇK-së, dhe kush të ka thënë Ty se UÇK-ja ka ‘arkiva’!

Qysh u lidhe Ti aq fort me Serbinë sa t’ia besosh edhe arkivat e UÇK-së!

Pse ti u beson arkivave serbe, kur ato redaktohen sipas nevojave të shtetit që preu e vrau fëmijë shqiptarë, dhe as nuk shprehu keqardhje, as nuk kërkoi falje!

Ku i ke marr ti ato arkiva të UÇK-së!
A i ke të blera ato ‘arkiva’ apo Ju i keni punuar me dorë!

Arkivat e UÇK-së (nëse ekzistojnë) mund t’i jepen vetëm NATO-s, që ishte aleate e UÇK-së, e jo Serbisë!

A je normal!

Kurrë deri sot, askush, nuk i ka bërë dëm Kosovës më shumë sesa qeveria Kurti!

I ka mbyllur ambasadat nëpër botë, e ka izoluar Kosovën nga Shqipëria, e UÇK-në po e dorëzon për ‘verifikim’ në Serbi!

Serbia ka fabrikuar dosje të rrejshme të ushtarëve dhe komandantëve të UÇK-së!
Serbisë nuk i nevojiet e vërteta.

Kurse, Besnik Bislimi ia ndihmon Serbisë.
Tash delegacioni serb nuk ka nevojë për përfaqësuesin e vet në bisedime me Kosovën, se e ka Bislimin, si ‘çetnikun’ më të madh shqiptar!

Ju e dini shumë mirë që Serbia nuk ta tregon të vërtetën.
Nuk i pranon krimet që i ka kryer në Kosovë, prandaj nuk t’i tregon as dokumentet e këtyre krimeve.

Por, edhe ajo ‘pak’ UÇK që ka mbetur kujtom, qeveria Kurti dëshiron ta ‘varros’ në Serbi!

Shans s’ka.
Nuk pranon UÇK-ja që 21 vjet pas luftës, në Liri, me këmbët e veta, të dorëzohet në Serbi!

Nëse ke diçka për t’indihjuar UÇK-së, çoji në Hagë, e jo në Serbi!
Tash VIKTIMA duhet ta dëshmojë pafajësinë para vrasësësve të saj në Setbi!

Ti qenke Tradhtar!

Për kë punon Ti?
Kush je TI!
Dikush duhet rë zbulojë pse nuk merresh Ti me krimet e Serbisë por me prodhimtarinë dhe fabrikimin e ‘sekreteve’ të UÇK-së!

Kjo çfarë ka bërë Besnik Bislimi është një tragjedi kombëtare.

DORËHEQJE!

Exit mobile version