Epilogu

Kimete Berisha: Kurti bashkë me Vuçiqin doli kundër bukës së UÇK-së

Shkruan: Kimete Berisha

Albin Kurti po provokon ‘luftë qytetare’!

Belaçori.
Po bën bela!
Po e blen belanë me pare.

Pse?

Pse Albin Kurti u bë bashkë me Listën Serbe të Vuçiqit, kundër UÇK-së!

Pse i konvenon Albin Kurtit rë prishet me të gjithë:
Me mjekë e ne infermierë;
Me mësimdhënës e me studentë;
Me veteranët e UÇK-së;
…dhe me Dua Lipën!

Albin Kurti dëshprimisht po kërkon bela,
por belanë ende nuk po ia jep kush!

Albin Kurti po provokon.
Të gjithë po i provokon.
Nuk ka vlerë, nga Liria, nga ekzistenca…që nuk e ka provokuar!

Por deri tani, të gjithë po e injorojnë.
Shqiptarët po durojnë si viteve të ’90-ta!

Nuk mendoj se po e tregon forcën!
Mendoj se po provokon ku dhemb më së shukri, me shpresë se shqiptarët nuk do ta durojnë!

Sa më shumë që shqiptarët po i injorojnë provokimet e Albin Kurtit – aq më shumë Albin Kurti po e rritë dozën e provokimit, të nënçmimit, të mohimit dhe të përbuzjes.

Pse Albin Kurtit i konvenon të prishet me veteranët e UÇK-së?
Çka fiton?

Çka fiton Albin Kurti që ia marrin inat të gjitha familjet shqiptare që e kanë përjetuar luftën, e që janë krejt Kosova.

Në çastin kur midis luftës Jakup Krasniqi e ka shpallur mobilizimin – të gjithë shqiptarët i ka shpallur ushtarë, prandaj një ushtri si UÇK që ishte e popullit, normal që krejt populli i saj janë veteranë!

Çka po lyp Albin Kurti?
Pse ka hapur kaq shumë fronte, të gjitha frontet i ka hapur përnjëherë dhe të gjitha betejat po i bën në terrenin e tij dhe në dëm dhe për të keqen e tij!

Në emër të politikës, në emrin e Kosovës dhe në emrin e tij tij, KEDSI turk (si me qenë shtet) bën marrëveshje politike me Serbinë për rrymën në Veri –
ndërsa Albin Kurti hesht!

Në emrin e tij, ministresha e Arsimit e shkel Kushtetutën – Albin Kurti hesht.

Në emrin e tij, ministrat e tij vjedhin tendera – Albin Kurti hesht.

Në emrin e tij, ministrat e tij, ashiqare punësojnë familjarët e tyre nëpër Institucione – Albin Kurti hesht!

Në emrin e tij, ministra e këshilltarē kërkojnë ryshfet në ministrinë e Liburn Aliut – Albin Kurti hesht.

Pse hesht?
A është në delir?
A është i çmendur?
A është tradhtar?
A është psikopat ndoshta?
Çka është ky?

Dje, ministresha e punëve të jashtme e mohoi UÇK-në me fjalë, kurse sot qeveria Kurti e mohoi UÇK-në me Ligj!

Urrejtja dhe mohimi i UÇK-së është krim i organizuar i qeverisë Kurti!l

E ka prekur popullin në xhep, në moral, në gjak, në vuajtje, në plagë dhe në Liri.
E ka bërë të pamundur të mbijetosh në Kosovë!

Pse?
Çka fiton ky që insiston t’i provokojë të gjithë pa përjashtim?

Do bela ( e s’po ja japin)
Dëshiron ta rrëzojnë (e nuk po ia japin atë kënaqësi)
Do luftë qytetare (e s’e ka kush ndërmend t’ia plotësojë atë nevojë të sëmurë)

Çka do ky nëse jo gjakderdhje?
Pse provokon?
Pse i provokon të gjithë, pa përjashtim, përveç të vetët që i ka lejuar të vjedhin, të kullosin dhe të marrin ‘plaçkat e luftës’!

Ti po kujton që Albin Kurti nuk e di se ministrat e tij qe 1 vit e gjysmë s’kanë bërë gjë tjetër, veç se kanë vjedhur!

Nëse i ndërron ministrat – veç i ndërron hajnat! Sepse, është i rrethuar dhe i pushtuar nga hajnat!

Sot, Albin Kurti, bashkë me Listën e Aleksandër Vuçiqit ia mohoi ekzistencën veteranëve të UÇK-së!
Pse?

Çka i prish punë atij nëse veteranëve do t’u rritej pak rroga!

Pse për shembull nuk i pengon që një hajneshë e tij në një ministri ia dha gati gjysmë milioni tender motrës së vet!

Pse UÇK-në e urren!
Çka do? Çka kērkon nga veteranët!
Çka pret nga veteranët?

Pret luftë?
Peovokon luftë?
Kērkon luftë!

Bashkë me Listën Serbe, Albin Kurti i provokon veteranët e UÇK-së!
Pse?

A dont’ia japësh atë që e lyp prej teje?
Personalisht, kurrë nuk ia jap dikujt atë që e pret dhe e lyp prej meje!

Për shembull, nëse dikush e di se ty të ka vdekur dikush që e ke dashur – ai të prek në atë sentimet, të provokon që t’i t’ia rikujtosh vetes se sa e pafat je dhe ai pastaj të pushton ty!

Ose: nëse e di personi që je xheloze, e provokon xhelozinë tende me qëllim, që ai të ndjehet i plotfuqishēm!

Pra, çdo ndjenjë e keqe që e ndjeni – është e provokuar me qëllim dhe ta kanë shkaktuar me qëllim, prandaj – merre veten në dorë dhe shpëtoje veten.

Mos ia jep Albin Kurtit fundin e tij.
Le të shkoj vet, qysh ka ardhur.
Mos i ndihmo.

Thjesht shikoje duke u poshtëruar, në përqafim me Listën Serbe të Vuçiqit.

Po çka duhet të bëjnë veteranët sot që përjashtohen nga magjja, dhe që provokohen nga dyshja Albin Kurti & Aleksandër Vuçiqi!

A duhet t’ia japin atë që ua kërkon Albin Kurti!
‘Luftën qytetare’?

Mendoj dhe jam e bindur se kurrë, ama kurrë, nuk duhet të bësh atë që pritet prej teje!

Mendoj dhe jam e bindur se veteranët e UÇK-së nuk duhet t’ia plotēsojnë dëshirën për një ‘luftë qytetare’ Albin Kurtit.

Luftën po e lyp, që të ‘bëhet’ viktimë.
Mos ia jep.
Lëreni të ‘dergjet’ në padijen e tij, në imoralitetin e tij dhe mashtrimet e tij!

Lëreni të turpërohet, siç u turpërua sot. A ka vdekje më e turpshme
politike sesa vdekja e tij sot, kur bashkë me Vuçiqin doli kundër bukës së UÇK-së.

Lëreni që bashkë me vallëtaren e Gadafit ta urrejë UÇK-në deri më atë masë sa t’i harxhohet urrejtja.

Se, s’ka ndjenjë që s’ka fund, edhe urrejtja harxhohet, se sikur ndjenjat të mos kishin fund – nuk do të ekzistonte zbrazëtia.

Vallëtarja e Gadafit e urren UÇK-në për interesat e saj personale, kurse Albin Kurti e urren nga frika. Albin Kurti ende nuk ka dalë nga burgu – thash.
Trupi i tij po, ama morali i tij ka mbetur në prangat e Vuqiçit!

Është i kapur dhe i shantazhuar.
Veç një ish i burgosur i shantazhuar nga Serbia, ia mohon sot bukën e gojës veteranit të UÇK-së!

Pa një zor rë madh nuk çohesh kundër veteranëve të UÇK-së!

Lëreni të vuaj.
Mos i ndihmoni të rrëzohet; mos i ndihmoni të largohet.
Mos ia plotësoni dëshirën të duket ‘si viktimë’!
Lëreni të vegjetoj, si bima.

Një bashkëpunëtor i tij i ngushtë sot e krahasoi me Zoran Gjingjiqin.
Demek, Zoda Gjingjiq donte t’i hiqte nga skena politike grupet kriminale, njësoj si Albini që do ta t’i lë pa bukë veteranët e UÇK-së, sepse i konsideron kriminelë.

Nuk e ka larguar nga skena politike vetëm ‘krahun e luftës’, Albin Kurti nuk ngopet pa i heq nga magjja edhe veteranët e UÇK-së.

Ama, Liria problem.
Nuk hiqet Liria nga skena politike.
Veterani mund të vdes urie sherri yt, por Liria nuk vdes urie.
Lirinë s’ke se si e kthen mbrapsht.

P.S.
Sonte s’ka P.S.

Exit mobile version