fbpx
Lajme

Kimete Berisha: Kurti Kosovën e ka bërë koloni ekonomike të Serbisë, paramilitarët e tij po vazhdojnë shamjet

‘Më zor është ta luftosh indiferencën sesa armikun’

Shkruan: Kimete Berisha

  1. Lumir Abdixhiku nuk flet kundër armikut, por i vrojton lëvizjet e ‘armikut’…ama armiku askund.
    Një herë në muaj thotë diçka që dihet, pastaj dy javë ditë pushon, se lodhet!
    Në mendim të parë mund ta krijosh bindjen se veç kush lind natën e madhe, si Kryeministri Kurti, i bie hise një opozitar si Lumiri, pedant!
    Por, nëse e rimendon, të del ndryshe!
    Kjo strategjia me indiferencë e opozitës po jep rezultate!
    Pse?
    Sepse edhe pa opozitë, shqiptarët kanë filluar ta shohin se qeveria Kurti nuk po e bën atë që e ka thënë, dhe nuk po e thotë atë që po e bën!
    Për shembull, Kosovën e ka bërë koloni ekonomike të Serbisë, nuk ka reciprocitet, nuk ka ndalesa kurrëfRe për prodhimet serbe…me Vuçiqin takohet në Bruksel, ama nuk takohet në praninë e Edi Ramës.
    Është shumë me rëndësi që shqiptarët ta shohin vet realitetin, pa ndihmën e opozitës.
    Pra, pa ndihmën e opozitës, shqiptarët e panë se 1 fjalë e Kurtit ka qenë e vërtetë e 9 fjalë të tjera nuk kanë qenë të vërteta…
    Në mungesë të opozitës, nga dalldia dhe nga arroganca, qeveria Kurti u bë rivalja dhe armikja më e madhe e vetvetes!
    Kjo nuk ka qenë e pritur.
    Indiferenca e opozitës e bëri qeverinë ta zbulojë arrogancën dhe padijen.
    Nëse opozita do t’i rrinte gati secilit gabim të qeverisë, do ta ndihmonte të përmirësohej.
    Duke heshtur, e ka lënë të sharrojë!
    Prandaj, kjo opozitë, me apo pa strategji, me indiferencë e ka bërë qeverinë të duket në vendin dhe në kohën e gabuar.
    Indiferenca dhe heshtja janë ‘armët’ më të rrezikshme, por për fat të mirë pak kush di t’i përdorë ato!
  2. Ndërsa nga paramilitarët e Vetëvendosjes po vazhdojnë shamjet, kërcënimet, krahasimet me shtazë, shumë urrejtje,
    unë edhe më tutje nuk po ndjej asgjë, se edhe unë e kam një zanat të keq, si të Lumirit:
    Kur ndjej, i ndjej të gjitha përnjëherë.
    I kryej ndjenjat.
    Pastaj, pushoj.
    Mua më duhet ta gjej një antidod për zbrazëtinë.
    Atë që nuk e respektoj për dijen e tij – nuk mund ta dua, dhe ai që nuk e dua, nuk më intereson çfarë thotë për mua!
    Qysh ka thënë Zsa Zsa Gabor: Nuk bëhesh e bukur duke e përqeshur një grua të bukur…!
    Pra, është problem! Nuk më zbrapsni me ultësi, me fjalë të ndyra e me mallkime…veç me nivel po, ndoshta po!
    Fati im që nuk keni nivel! Jeni veç paramilitarë të Albin Kurtit.
    Dhe kështu, në ‘luftën’ time unë mbetem e vetmuar! Dhe e fituar!
  3. I’ts complicated!
    S’di pse më merrni kaq seriozisht.
    Nuk vlej sa të më vrisni- që ka thënë Teki Dërvishi!
    Pastaj, ju nuk e dini se nganjëherë jam edhe naive.
    Për shembull dje, në pauzën e punës, n’zhegun më të madh shkova të kërkoj diçka në Katedralen ‘Nëna Tereza’,
    dhe pasi i kam ndezur katër qirinj (pa i paguar), dy për mua dhe dy të tjerë për dikë tjetër,
    jam ulur pranë shtatores së Nanës Terezë dhe e kam lutur ‘Mos më lë vetëm’!
    Tek pasi e luta tre herë, u ndala.
    Oj shoqe, ti po i lutesh ‘mos më lë vetëm’ një shenjëtoreje të vetmuar…
    dhe kështu e zhgënjyer me formulimin e lutjes u largova nga Nana e vetmuar!
    U ktheva kah Jezusi. Edhe ky ‘i braktisur’ nga i Ati!
    Jam bërë si Zakaria ‘kur e lëshuan nervat’ që i lutej Zotit sahat e dakik (por Zoti atij ia dëgjoi lutjen).
    I ‘fola’ pak edhe Jezusit.
    Por, kot. Asnjë shenjë!
    Jezusi e ka zanat nuk jep shenja, prej se e ka dhënë jetën, nuk i ka dhënë asnjë shenjë as Nanës Terezë.
    Sot me mengjes e kam dëgjuar Suren El Bekare, por pasdite e kam zënë veten duke mëkatur, duke menduar zi e terrpër qeverinë Kurtit!
    Dhe, a e gjeta atë që e lypa në kishë dhe në suren El Bekare!
    Ndoshta!
    Por, asgjë s’të shpëton nga fati!
    Ama juve s’ju kuptoj pse e keni përjetuar kaq rëndë faktin që ju kam braktisur…
    aq rëndë e keni përjetuar, sa keni treguar gatishmëri të më vrisni, që edhe minjtë n’tavan të m’i përdhunoni, nga inati!
    Që do të thotë, edhe Ju…, zor e keni të ndaheni nga ata që i respektoni, si Ju mua! Zor e keni të ndaheni nga Unë, aq askushi jam!
    Qysh ndodhi dhe e humbër der’ këtë fëmre – kio është çështja!

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close