fbpx
Lajme

Dje ka vdekur veterani i UÇK-së, Kelmendi thotë se atë e ka vdekë Albulena Haxhiu për këto arsye

IN MOMORIAM – HESET LOKU

Dje vdiq Veterani i UÇK-së, tashmë i ndieri Heset Loku, nga Komuna e Kaçanikut – i “vrarë” nga Ministrja e (ç)drejtësisë.

Në vitin 2006 rastisi të jem në një restorant në Tetovë. Ishte festa islame e “bajramit”. Në tavolinë ishte edhe Vetrani i Ushrisë Kombëtare Çlirimtare, të cilit ia paskam harruar emrin. Por, për te kisha dëgjuar që kur ishte për mjekim në Hamburg, meqë ishte plagos rëndë gjatë një beteje në Makedoni.

Veterani u ankua se po ndihej i turpëruar që nuk kishte mund t’u siguronte mish fëmijëve për bajram.

E pyeta: “Ke qenë rastësisht Luftëtar i UÇK-së?!”

I lënduar nga pyetja u step.

Plotësova: “Nëse vërtet do të ishte Luftëtar i UÇK-së me vetëdije, dhe jo rastësisht, nuk do të ankoheshe tani për mungesë të mishit për familje, por ca ditë para bajramit do u bëjë ultimatum Fazli Veliut e Ali Ahmetit, “ose do të kenë edhe fëmijët e mij mish për bajram, si tuajt, ose as ju nuk do ta hani të gjallë, nëse nuk do t’më burgosni apo vritni para bajramit! Veterani i UÇK-së nuk duhet të duron kësi poshtërimi dhe as të ankohet pastaj, siç u ankove Ti.”

Veteranin Heset Loku e ka vdek Ministrja Albulena Haxhiu me vendimin për shkarkim nga detyra e drejtorit në Qendrën e paraburgimit në Prizren, më 22.12.2021, sepse Heseti e ka përjetuar e vuajt atë si diskriminim e poshtërim, meqë siç u informova nga debatet që janë ndodhur atëherë, Ministrja e kishte shkarkuar vetëm për shkak se po imponon sistem fashistoid kurtian “krejt dhe drejt”, sidomos kundër vetranëve të UÇK-së. Prandaj, nëse do ta kisha takuar Hesenit e gjallë dhe do t’ia dëgjoja ankesat, siç i kishte bërë ai në media, do t’i kisha thënë se nuk e ka merituar statusin e Vetranit të UÇK-së, meqë i ka duruara ato poshtërime nga kjo bandë fashistoide…

Meqë institucionet shtetërore i ka nënshtruar KM Kurti sipas konceptit fashistoid “krejt dhe drejt”, UROJ sidomos veteranët e UÇK-së të dinë e të guxojnë ta mbrojnë dinjitetin e tyre, siç vepronin Adem Jashari, Zahir Pajaziti, Adrian Krasniqi!

Dikatatorët shqipfolës nuk duhet të durohen vetëm pse janë shqipfolës, por duhet të luftohen edhe më me ngulm se diktatorët millosheviqianë!

Tashmë familjarët e Hesetit duhet ta dinë: Ministrja Albulena Haxhiu dhe KM Kurti ua kanë borxh një “gjak”, sipas Kanunit, për vrasjen e Hesetit, meqë institucionet administrative shtetërore janë kap nga banda fashistoide kurtizane, prandaj nuk po zbatohen ligjet dhe rregulloret përkatëse!

– Ngushëllime gjithë të pikëlluarëve!

– Lavdi Jetës dhe Veprës së Heset Lokut!

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close