Opinionistja e njohur znj. Kimete Berisha pavarësisht kritikave ndaj Vetëvendosjes, sot e ka kritikuar z. Bedri Hamza dhe e ka lavdëruar z. Agim Bahtirin.
Ajo në një shkrim të gjatë ka treguar arsyet se përse e mbështete kandidaturën e z. Agim Bahtiri. Pavarësisht se shumica e analistëve kanë thënë se kandidatura e Agim Bahtirit është fyerje për Mitrovicën, prapë znj. Kimete Berisha e ka lavdëruar.
Por, portali më i njohur mitrovicas Jepi Zë ka zbuluar se Kryetari i Komunës z. Agim Bahtiri ia ka punësuar vëllaun znj. Kimete Berisha, dhe kjo është njëra nga arsyet kryesore të lavdatave ndaj z. Bahtiri.