Epilogu

Kimete Berisha: Qeveria Kurti është Qeveria më e dobët që ka pas Kosova ndonjëherë

Shkruan: Kimete Berisha

Gjejeni një Kimete më të ‘mirë’ 😉

A ju kujtohet filmi ‘God forgives….I don’t’ ?
Eh, në atë titull më gjen tani!
Jo Terence Hill se Terensi i hollë, por ‘Bud Spencer’, se gjithë kam pasur prirje kah trashësia, jam një njeri që u çu e u lind 6 kg, analizoje tash ti vet.

Unë ju kam ndihmuar (me t’hallall), kam punuar shumë për Vetëvendosjen dhe kërrsh jam bë me krejt për ‘ndryshim’, mendja ime.
Ama, kam gabuar!

Menjëherë e kam kuptuar se si krejt, ama komplet hajnat dhe të korruptuarit në administratë janë bërë ortakët dhe bashkëpunëtorët më të ngushtë të kësaj qeverie, e cila i ka afruar, ngritur dhe shpërblyer vetëm ata që dinë me vjedh.

Këta djemtë e këto çikat e vetëvendosjes që vijnë në punë me pandufke, këta të stilit ‘granny’, me jaka aknagërsh përmbi xhemper, s’kanë çka më çojnë fjalë mua, sepse ‘unë nuk kthehem’.
Nuk kthehet loçka!

E kam tabiat t’keq.
As mos m’u kthe, as s’të kthehem.

(Nejse, dashnisë t’parë ju kam kthy mbas shumë kohe, por për këtë muhabet ju tregoj një herë tjetër).

Pse jeni idhnu prej meje?
Hatri është më i madh se zori!

Çka po ju duhem unë juve, nëse jam ‘kaq e poshtër’!
Unë s’kam gjë n’dorë!
Lumturia juaj me qeverinë nuk varet prej meje.

Nuk lexoj asgjë që më bën nervoz, asnjë shamje, asnjë ofendim nuk e lexoj kurrë.
Shumë e ruaj higjienën shpirtërore.

Ama, për ata që nuk besojnë, u them se nuk ka presion, nuk ka shamje, nuk ka ofendim, nuk ka frikë që ma ndryshon mendjen se kjo është qeveria më e dobët që ka pasur Kosova ndonjëherë.

Është qeveri mashtruese, ama kopje, as mashtruese origjinale nuk është kjo qeveri, është pa këllqe, qeveri që bën alkimi, dhe kujton se me sofizma e me dhurata ‘ujkun e bën dajë’!

E, djalli vjen me dhuratë!

Mendja e Albin Kurtit, kur i përkrah ‘tipat e poshtër’, atyre ua zbut zemrën e ata pastaj bëhen me të.
Pra, mendon se i mund me të mirë. Punë për të!

Figurat e preferuara te Albin Kurtit tash për tash janë njerëzit e poshtër, të cilët mendon se janë të vetmit që ende i kanë mbetur pa i bë për vete.

Si ato çikat që u pëlqen dikush që’s’i bën hesap’!

Derisa po i bën ‘për vete’ njerëzit e poshtër, në të njejtën kohë po i humb njerëzit e mirë.

Veç Ibrahim Rugova deri tash e ka ditur se shqiptarët nuk i bën budalë, prandaj është i vetmi politikan që nuk e ka mashtruar askënd!

Kushdo që të mashtron-të merr për budallë. Kuptoje. Ose, mos e kupto, nuk më intereson.

Dhe falenderoju Zotit që jam e shpisë t’mirë, femër e nalne, se nëse kisha folë bash çka di e çka guxoj, e kishit pa ju çka është me qenë ‘e keqe’ e qysh është me dridh!

P.S. Stephen King është autori horrorëve më të frikshëm, ama natën fle me drita ndezur!

Exit mobile version