Shkruan: Kimete Berisha
U kënaqët!
1. Jo 56 për qind që thotë Albin Kurti se janë të kënaqur me të. Krejt janë të kënaqur me të, heshtja e të pakënaqurve e pohon.
Edhe më të kënaqur me të janë të pakënaqurit.
Sikur të ishte dikush aq i pakënaqur me të do të binte në sy, do t’i dëgjohej zëri.
A thua shqiptarët kanë frikë të tregojnë se janë të pakënaqur?
Nuk ju gjen gjë!
Më shihni mua: absolutisht s’më ka gjetur gjë e keqe, përveç që kam mbetur vetëm!
Të jesh sot i pakënaqur me Albin Kurtin të thonë shqiptarët ‘kurvë’ dhe ‘spiun i Serbisë’!
S’ke çare pa qenë i kënaqur!
2. Pensioni i policit është 100 euro; deputetët e Albin Kurtit i kanë lënë pa
shtesa dhe pa pagesën e rrezikshmërisë (dhe shumë mirë ua kanë bërë), sepse vlera e rrezikut nuk matet me çmim.
Ama, policët shqiptarë janë të kënaqur, as dietë nuk mbajnë, lodrojnë pikniqeve e çajtoreve, nuk dalin të protestojnë për fatin e tyre që ua shkruan qeveria Kurti.
– Mirë ta bën kryeministri, bile shumë i ke 100 euro pension.
Se ai mund të ti jepte edhe 10 euro pension, duke e ditur se ty pa të hyrë në dhomë të fjetjes nuk të prishet gjumi.
2. Mësuesja e trishtuar, që s’di të shkruaj shqip, e rrasur në kredi deri sa të ketë jetë, brekët s’ka pare t’i përtërijë, e mua gjithë ditën e lume më shan e më mallkon në komente.
Dhe pse më shan mua? Veç pse po tregoj se ‘ajo’ s’ka pare të blejë as brekë të reja, kaq të pasur e ka bërë pushteti.
3. Tjetra, një zeshkane me shishka, grua e shëmtuar, e shoqëruar me një vajzë të rritur, në rrugë më ndaloi me urdhër: A je ti?
– Unë u ndala, e përshëndeta, budallica plus i buzëqesha.
Tha: Më e bukur je në foto…
Hey, ‘suphan allah’, vet me vete, ta marroftë Zoti f’tyrën.
– E kam zanat (dhe ua rekomandoj edhe juve), nuk hyjë në biseda kur duan të tjerët, veç kur dua vet, unë vendos kur dikush mund të flas me mua, se të grindem s’ka shans, se nuk di.
I buzëqesha (gjithmonë buzëqesh kur ja bëj rrafsh dikujt, dhe kur i vë pikë), dhe vazhdova rrugën.
– Vajzës që e shoqëronte e vërejta se i erdhi keq.
4. Se, unë, mendoj, e kam ‘kryer’ bukurinë fizike. E kam tejkaluar. Kjo që ka ‘mbetur’ nga bukuria ime, ka mbetur, s’kam faj unë.
5. Ndodh që burri i gruas (lexuese) të pëlqen fotot, e ajo gruaja e mërzitur nga romantika që i ka humbur e s’e ka gjetur kurrë, pastaj të ofendon në rrugë… Qe, në çfarë lexuesish ka mbetur shkrimi.
6. O në daç, shaj, në daç vraj, s’ka shpëtim.
Për ty nuk ka qetësi.
S’i mund të kërkosh diçka që s’ka. Kurrë në botë s’ka pasur lumturi.
Asnjë tym, asnjë ujë i dehur, asnjë lutje e lidhur nyje nuk të bën të lumtur.
Po t’rrejnë.
Si mund të bëhesh i lumtur kur nuk ka lumturi.
– Qetësohesh veç atëherë kur e pranon se s’ka qetësi!
– Bëhesh i lumtur vetëm atëherë kur e pranon se s’ka lumturi.
Prandaj, mos harxho paré kot në tym në ujë të dehur, e në qejfe se kurrë, kurrë s’do ta gjesh qetësinë…se s’ka.
– Po, ti mua s’më kupton se mendjen ti e ke veç në seks! Shqiptari sheh me organ seksual!
7. Kur kam filluar ta kritikojë qeverinë Kurti (pa asnjë qëllim të keq), pastaj edhe ‘artistët’ e qeverisë Kurti (që aq ‘shumë’ u pëlqeja dikur), më kanë quajtur ‘ajo, kurva’. I di me emra. S’di pse s’po tregoj. S’po tregoj kush janë se pastaj i bëj ‘artistë’.
Më kanë treguar vet ‘artistët’, që ‘artistët’
më kanë quajtur ‘kurvë’, por shyqyr që s’kemi artistë se pastaj do t’më duhej të bërtisja emrin tim.
Ata janë vetëm një ‘Shoqatë e poetëve të vdekur’!
8. Kryeministri ka treguar me një postim në Facebook-un e tij se edhe ‘Freedom House’ e ka pranuar se Kosova ka media të lira.
Po, si jo!
– Ka liri të mediave por s’ka media.
Ka portale që i vjedhin lajmet dhe kronikat e njëra-tjetrës, por s’ka shkrime autoriale.
S’ka kritikë.
Asnjë lloj kritike.
Ka disa shamje që vetëm e forcojnë pushtetin.
– Ka liri të mediave, por media nuk ka.
9. Portalet vjedhin vet. T’i vjedhin shkrimet, nuk t’i paguajnë.
Sot isha bë çirak sikur mos t’më vidhnin.
Pastaj, të njëjtit që i vjedhin shkrimet e tjetrit pretendojnë të gjykojnë qeverinë për korrupcion.
10. Ende besoj që Albin Kurti nuk vjedh. Por, edhe më keq, në emrin e tij vjedhin njerëzit e tij. Është sikur ata hajnat që tubojnë pare duke u thirrur në emrin e familjeve të dëshmorêvs.
11. Janë disa burra me bark që i kanë disa portale, dhe që zot i tyre janë paret. Kaq konsumuese, ushqimore është liria e mediave. Ata, pronaret e gazetave të Shqipërisë, janë hajna agresivë. Veç shqiptarët kanë gazetarë milionerë. Shqiptarët: vrasjet dhe hajninë i bëjnë në mënyrë super-profesionale. Askush s’i zbulon sepse kushdo që ka diçka në dorë, është hajn, i lidhur me politikën dhe me biznesin.
12. Ti mos më trego mua nga Amerika se si jetohet në Kosovë!
Mos e pyet organizatën ndërkombëtare.
Pyete pensionistin shqiptar: a është i kënaqur me 90 euro pension!
Pyete mësuesin: çka blen me rrogën e tij?
Pyete punëtorin: a është i kënaqur kur i has gozhda në asht!
E mos ma pyet ‘të huajin’ që e ‘blen’ me një grusht dollarë për të ta shkruar raportin, sipas qejfit!
13. Populli është i varfër, më i varfëri nē Evropë.
Aq të varfër sa që tash janë bërë luks i madh për ne edhe butiqet ‘second hand’, neve tash na duhen butiqe ‘të dorës së tretë’, pasi që i gjuajnë ato zhelé pasanikët e ‘dorës së dytë’!
Shqiptarët e trishtuar po ikin nga Kosova, kaq e mirë është Kosova.
14. E kur puna është shumë keq, e ‘shpikin’ idenë e luftës, për ta mundur të keqen.
15. Albin Kurti thotë se jemi të parët në botë për drejtësinë që ka përparuar, e zotni Avni Deharit nuk i dëgjohet zani.
Çfarë drejtësie është kjo që e zhduk gjakun e viktimës, o djalë!
Nëse botës i pëlqyeka kjo drejtësi e fshehjes së krimeve, e vjedhjes së gjakut të viktimës dhe e vrasjes…le të shkojë në ferr…
Ti zotni Avni ‘qaje fatin tënd’ se nuk të idhnohet Albini.
– Si mund ta duash kryeministrin më shumë….?!
16. Albulena Haxhiu e shan prokurorinë dhe sistemin e drejtësisë, merr pjesë në protesta kundër kësaj drejtësie që vret she i fsheh gjurmët e vrasjes, është drejtësi që shitet dhe blihet me pare, ndërsa keyeministri thotë që po thotë një OJQ në botë se ‘drejtësia në Kosovë ka përparuar shumë’.
Është fenomen botëror që nëbnjë vend kaq të vogël, në prani të shërbimeve sekrete të krejt botës, të ndodhin dhjetëra vrasje politike, e asnjë të mos zbulohet!
Vjedhet komplet buxheti, e asnjë media nuk e zbulon asnjë skandal.
Pse? Sepse janë të lira!
Janë të lira sepse nuk janë media. Shumica janë kisoka të pushtetit.
17. Ajo milionerja që nuk i fsheh thinjat…ajo që kur Serbia bënte masakra në Drenicë, i ftonte shqiptarët të marrin pjesë në zgjedhjet millosheviqit, tha: Kosova bën edhe pa Hashimin…e këshilloi Edi Ramën: mësohu të jetosh pa Hashimin, ama pa kriminelin Fadil Hoxha, mos u mëso, se nuk bën.
Shih, sa shumë është ndyrë Liria.
P.S. Këshilla e muajit:
Nëse do vetëm të dëgjosh, e kurrë mos të kesh shans ta marrësh fjalën – rri me artistë. Ti mund të duash t’ua tregosh sekretin e bukurisë së përjetshme, por kot,
Ata kurrë nuk pushojnë…
natyrishr, flasin për intriga artisti kundër artistit..luftë e tmerrshme. Ata ‘e vrasin njëri-tjetrin’, ende pa dalë në skenë!
– E nëse do ta kuptosh se kush me kë flé, kush kë e tradhton, kush e ka zënë gruan me pelë përdore, kush e ka vetëm një k.q. dhe kush është i martuar me grua anipse nuk është për grua – rri me gazetarë.
Një gazetar i njohur më tha, për ty thonë gazetarët: shkruan bukur, por badihava – s’është e martuar.
– Nëse ia do vetes të mirën – rri vetëm!