fbpx
Lajme

Kimete Berisha – VV-së: Një pushtet i hajnave është më i mirë sesa një pushtet i psikopatëve

Shkruan: Kimete Berisha

Një hajdut është më i mirë sesa një rrenës (Bibla)

Për shembull: Më i mirë është një hajn që hyn në kallamoq t’huaj, e vjedh një shtalb (apo disa shtalba), sesa një rrenës që shpif dhe që e organizon orkestën histerike të paramilitarëve të tij të sulmojnë me të pavërteta.Këtu në mesin tonë ka gënjyer Ai që ka premtuar. Ai që është betuar se nuk flet me Serbinë pa kërkuar falje Serbia për krime dhe masakra ndaj shqiptarëve.Ne nuk u kemi premtuar asgjë. Ne edhe me dasht, nuk mund t’ju mashtrojmë, sepse nuk ekziston lidhja midis nesh.

Ne dhe Ju nuk jemi të lidhur, nuk kemi qenë asnjëherë ‘bashkë’, as me fjalë, jo. ‘Gjithkush mashtron, lajkaton dhe gënjen’-thotë Bibla gjithashtu. Ama, veç ai që të premton ia arrin qëllimit të të mashtrojë, shton Kimete Berisha. Mos u qetësoni!Haram ju qoftë nëse nuk i thyeni krejt lapsat që shkruajnë kundër jush e që nuk i shqyeni krejt fjalët që fliten kundër jush.Kanë thënë se dashuria është e vërbër, ama veç dashuria e budallait është e tillë. Sa më i cekët njeriu aq më e cekët dashuria e tij.

S’mund të ketë dashuri inteligjente njeriu budalla.Mangupat e Mitrovicës para luftës e kanë pasur për shmek t’i thonë njëri-tjetrit:’Unë jam më hajn se ti’, demek ‘jam më i rrezikshëm’ se ti’.Tash është koha t’i tregoni ju Babës kush është më budallai prej jush! P.S. As mos ua lexoni, as mos ua fshini kërcënimet e shpifjet. Mos i bllokoni. Lëreni çmendurinë të rrjedh.Lëreni të hanë tortë derisa të vjellin. Më mirë le të dihet se janë të çmendur, sesa duke i bllokuar t’ua fshehim ‘sëmundjen e tërbimit’! Një pushtet i hajnave është më i mirë sesa një pushtet i psikopatëve.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close