Kimete Berisha: Xhihadistët e Kurtit po më quajnë kurvë, prositutë, lahpericë, nana ime i ka lexuar këto
Opinionistja e njohur Kimete Berisha, shkruan për kërcënimet që thotë se po i pranon nga ‚xhihadistët e Albin Kurtit‘.
Ajo shkruan:
Hey, Killa…
Ju kam killera për qejfi! Nuk ju ndërroj me asnjë killer!
Ju, xhihadistët e Albin Kurtit, që do të flijoheni në rrugën e profetit, që nuk ia lejoni shqiptari e amerikani të gjallë t’ia përmend emrin për të keq zotit tuaj.
Zoti juaj me kravatë të zezë duket sikur e udhëheq funaralin (e jo qeverinë), e Kosova nën udhëheqjen e tij duket si varrezë.
Sepse, kravata e zezë (përveç në funerale) përdoret veç pas orës 7 të mbrëmjes dhe veç në Opera (tragjike), e Kosova folklorike dhe provinciale për mashallah, duket si një dashuri e ndaluar e “Madam Butterfly”,
si një sofër pa bukë në “La Bohéme”!
Nuk i kam lexuar (nuk lexoj primitiva…si dikush që e zgjedh ushqimin e barkut, unë jam vesvese, e zgjedh me shumë mendjemadhësi ushqimin e mendjes dhe të shpirtit).
Por, nana që i ka lexuar xhihadistët e Albin Kurtit, më ka treguar shkurt çka thonë për mua, bijtë dhe bijat e profetit Kurti, bekimi dhe paqja e Allahut qoftë me ose mbi të.
Bile ajo tha, ‘qysh për një pite harrohen 100
laknorë’, demek qysh m’i harruan 100
shkrime ‘të mira’ për një shkrim të ‘keq’.
E sheh pra, nanë, se si e keqja e mund të mirën!
Profetët e urrejnë poezinë, e urrejnë humorin, ironinë dhe cinizmin, prandaj xhihadistët e Albin Kurtit m’u kanë gju’ mua, se jam e ëmbël!
Ka qenë një kushëri i Ban Ki-moon-it (s’di a është ende gjallë), që mendonte se është i dërguari i Zotit në Korenë e Veriut.
E ka shkruar një Fe dhe në ‘Divine Principle’ e tij ka konstatuar se ‘Zoti në tokë e ka dërguar një person për t’i zgjedhur krejt problemet fondamentale dhe njerëzore në tokë.
Ai njeri jam unë – Sun Myung Moon (kqyra, nuk ish gjallë).
Edhe të dërguarit e Zotit-vdesin, si nerëz.
Veç Zoti që është më i ‘vjetri’, mbetet gjithmonë i Ri!
‘Kompleksi i Zotit’ është, haj medet haj…bindje e palëkundur se je i aftë, i privilegjuar dhe i pagabuar.
Personi që vuan nga ‘kompleksi i Zoti’ nuk ka kapacitet t’i pranojë gabimet e tij, pavarësisht fakteve, pavarësisht realitetit.
Është çrregullim mendor të mendosh se je Zot…çrregullim mendor i narcisistëve.
Kompleks superioriteti.
A ka shërim?
Po more, qysh s’ka!
Xhihadistja e Albin Kurtit, më quan:
Kurvë.
Magjupe.
Lahpericë.
Kudër.
Me qenë ti intelektuale nuk ishe dukur seksi.
Xhihadisti i Albin Kurtit më shan dhe më kërcënon:
Ta q. nanën.
Kam me t’vra.
Veç mos n’xafsha.
Prostitutë.
Bira e minit treqind qese.
Feja është dashuri.
Dashnorët e Albin Kurtit janë budallenj.
Dashuria nuk është budallaqe, prandaj ajo dashuri që tingëllon çuditshëm dhe frikshëm, është dashuri e sëmurë.
E, dashuria e sëmurë s’ka shërim!
Sapo të ç’magjepsen me profetin, dashnorët budallenj do ta lypin një Profet tjetër!
P.S. Tregoni Profetit se më me zor shkruhet komedia sesa drama.
Më me zor i bën njerëzit të qeshin sesa të qajnë.
Ju e mbroni Albinin prej meje, veç nëse mendoni se jam më e fortë si Ai.
Përndryshe, është e dhimbshme të mbrohet me ‘ushtarë killa’ Kryeministri më i votuar në historinë e Kosovës, të mbrohet prej një femre të “vetmuar”, me fustan të kuq!
Megjithatë, ju shani, mos ia lëni rastit, se femres nuk i besohet, nuk i dihet ‘kush jam unë’