Një djalë 9 vjeçar i ka shkruar letër babagjyshit, duke i kërkuar vetëm një gjë- një shtëpi të përhershme për familjen tij.
Louis Willimas tha se donte një “shtëpi të përjetshme”, ku mund të luante me Legot e tij.
Mamaja e tij Nicola Willimas tha se ajo ishte prekur shumë nga kjo letër, transmeton Indeksonline.
Ajo së bashku me Louis dhe dy vajzat tjera të saj jetojnë në një strehim të përkohshëm që nga marsi.
Ata u bënë të pastrehë pasi Nicole nuk ia kishte dal të paguaj qiranë e shtëpisë së tyre, përkundër që kishte punuar dy puna si mësuese e trajnimit dhe drejtonte një biznes të saj për fëmijë të vegjël.
Kjo është letra prekëse e nëntë vjeçarit për babagjyshin:
“Për babagjyshin e Krishtlindjeve:
Në këtë vit për Krishtlindje, të lutem a mund të kem një shtëpi të përhershme.
Unë nuk dua ndonjë lodër të re, unë i dua të gjitha lodrat e mia të vjetra dhe do të doja dhomën time ku mund t’i vendos LEGO-t, me një tavolinë për të ndërtuar modelet që dua.
Të gjithë ne jemi të trishtuar që jetojmë këtu dhe vetëm duam që ne të jemi sërish të lumtur.
Faleminderit, uroj të keni një Krishtlindje të bukur,
Me dashuri nga Louis Williams”./Indeksonline/