Burime të Gazetës Express kanë bërë të ditur se Bubulina Lajçi, vajza e aktorit Çun Lajçi, është gjetur sot e vdekur në lagjen “Dardania” në Prishtinë. Vdekja e saj dyshohet se ndodhi për shkak të mbidozës.
Bubulina Lajçi, 34-vjeçare (1983), vajza e aktorit Çun Lajçi, është gjetur sot e vdekur në lagjen “Dardania” në Prishtinë. Kështu kanë bërë të ditur burime të Express-it.
Policia e Kosovës e ka konfirmuar lajmin për vdekjen e një vajze në këtë lagje, por pa dhënë detaje të tjera për gazetën. Rasti, nga policia është cilësuar si vdekje e dyshimtë dhe trupi është dërguar për obduksion.
Kjo është Bubulina Lajçi: