fbpx
Lajme

Kjo komunë e Kosovës po kërkon 63 mësimdhënës

Drejtoria e Arsimit në Gjilan hap konkurs për 65 vende të punës në të gjitha nivelet shkollore, shkruan Gazeta Metro.

Në bazë të Ligjit për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës neni 5 pika c, Ligji për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës neni 35, dhe në bazë të Udhëzimit Administrativ Nr 07/2017, për Rregullimin e procedurave të konkursit në Sektorin Publik,  Drejtoria e Arsimit nё Gjilan shpallë këtë:

K O N K U R S

Shkollat Fillore të Mesme të Ulëta

1.1 SHFMU “Abaz Ajeti” në Gjilan

Një mësimdhënës i lëndës së Gjuhës Shqipe, zëvendësim, pushim i lehonisë deri më datën 09.02.2020

Një mësimdhënës i lëndës së Gjuhës Shqipe, zëvendësim, pushim pa pagesë deri më datën 31.12.2019

2. SHFMU “Musa Zajmi” në Gjilan 

Një mësimdhënës të ciklit klasor deri më datën 30.06.2020

3. SHFMU “Nazmi Hoxha” në Gjilan

Një mësimdhënës i gjuhës angleze, zëvendësim, pushim i lehonisë deri më datën 18.05.2020

4. SHFMU “Ibrahim Uruçi” në Bresalc

Një mësimdhënës të ciklit klasor deri më datën  06.2020

5. SHFMU “Sadullah Brestovci” në Gjilan

Një mësimdhënës i lëndës së kulturës figurative, zëvendësim, pushim i lehonisë deri më datën 15.03.2020

Një mësimdhënës i lëndës së edukatës fizike, 4 orë dhe mësim zgjedhor 6 orë deri më datën 30.06.2020 

6. SHFMU “Nazim Hikmet” në Dobërqan

Një mësimdhënës i lëndës së matematikës, zëvendësim, pushim i lehonisë nga data 12.2019

Një mësimdhënës i lëndës së gjuhës gjermane 20 orë, me plotësim norme në Shfmu’Zija Shemsiu” 8 orë deri më datën 30.06.2020

Një mësimdhënës i lëndës së biologjisë 10 orë plotësim norme Shfmu”Vehbi Ibrahimi” 2 orë dhe Shfmu”Ramiz Cërnica” 2 orë , zëvendësim, pushim i lehonisë deri me 31.03.2020 

7. SHFMU “Rexhep Elmazi” në Gjilan

Një mësimdhënës të ciklit klasor, zëvendësim, pushim pa pagesë deri më datën 12.2019

Një  mësimdhënës i lëndës së gjuhës gjermane 14 orë, zëvendësim, pushim pa pagesë deri më datën 31.03.2020

8. SHFMU “Ramiz Cernica” në Cernicë 

Një mësimdhënës i lëndës së gjuhës gjermane 18 orë, plotësim norme në Shfmu “Mulla Idriz Gjilani” deri më datën 30.06.2020

Një mësimdhënës i lëndës së gjuhës angleze, zëvendësim, pushim i lehonisë deri më datën 26.02.2020

Një mësimdhënës i lëndës së TIK-ut 8 orë, në paralelen e ndarë në Gumnishtë me plotësim norme në Shfmu”Abaz Ajeti” 2 orë deri më datën 31.12.2019

9. SHFMU “Mulla Idriz Gjilani” në Velekincë 

Një mësimdhënës i lëndës së edukatës fizike, 10 orë deri më datën  06.2020

10. SHFMU “Agim Ramadani” në Zhegër

Një mësimdhënës i mësimit klasor, zëvendësim, pushim pa pagesë deri më datën 06.2020

Një mësimdhënës i mësimit klasor, zëvendësim, në vend të zv. Drejtorit të shkollës 

Një mësimdhënës i mësimit klasor, në paralelen e ndarë në Nasalë deri më datën 30.06.2020

Një mësimdhënës i mësimit klasor, zëvendësim, pushim i lehonisë deri më datën 31.05.2020

11. SHFMU “Dëshmorët e Kombit” në Livoq të Ulët

Një mësimdhënës i lëndës së biologjisë për 16 orë deri më datën 30.06.2020 

Një mësimdhënës i lëndës së gjuhës angleze, zëvendësim, pushim i lehonisë deri më datën 02.2020

Një mësimdhënës i lëndës së gjuhës shqipe, 4 orë dhe 10 orë mësim zgjedhor, zëvendësim pushim pa pagesë deri më datën 12.2019

12. SHFMU “Liria” në Pogragjë

Një mësimdhënës i lëndës së edukatës fizike 16 orë,  deri më datën  30.06.2020 

Një mësimdhënës i lëndës së artit figurativ për 16 orë, plotësim norme në Shkollën fillore të mesëm të ulët”Dëshmorët e Kombitë” 8 orë, zëvendësim, pushim pa pagesë deri më datën 31.12.2019

13. SHFMU “Bajram Curri” në Shurdhan

Një Edukatore, zëvendësim, pushim i lehonisë deri më datën 10.04.2020

Një mësimdhënës i mësimit klasor, zëvendësim, pushim i lehonisë  deri më datën 23.02.2020 

14. SHFMU “Skenderbeu” në Përlepnicë

Një mësimdhënës të ciklit klasor, zëvendësim në vende të drejtorit të shkollës

Një mësimdhënës për lëndën Kimi-Biologji 10 orë, zëvendësim, pushim i lehonisë deri më datën  09.01.2020

Një Edukatore, zëvendësim, pushim i lehonisë nga data 01.12.2019 

15. SHFMU “Vesel Muja” në Mihir

Një mësimdhënës i lëndës së matematikës 10 orë, deri më datën  30.06.2020

16. SHFMU “Vatra e Diturisë”

Një mësimdhënës i lëndës së biologjisë 12 orë, deri më datën 30.06.2020 

Një mësimdhënës i lëndës së gjuhës angleze, 12 orë dhe 6 orë mësim zgjedhor deri më datën 30.06.2020

Dy mësimdhënës të lëndës së historisë- edukatë qytetare , zëvendësim, pushim i lehonisë dhe pushim pa pagesë

Një mësimdhënës i lëndës së TIK-ut 10 orë , plotësim norme- fizikë 10 orë deri më datën  06.2020

Një mësimdhënës i lëndës së gjeografisë – edukatës qytetare 14 orë, plotësim norme në Shfmu “Fetah Qerimi” 4 orë, Shfmu”Sadullah Brestovci” 2 orë zëvendësim, pushim i lehonisë nga data 01.12.2019 

17. SHFMU “Afërdita” në Kishnapole

Një mësimdhënës i lëndës së gjuhës gjermane 12 orë, plotësim norme në Shfmu “Fetah Qerimi” 6 orë, deri më datën 30.06.2020

Një mësimdhënës të ciklit klasor paralelja e ndarë në Sllakoc 30.06.2020

Një mësimdhënës i lëndës së fizikës 10 orë, plotësim norme në Shfmu”Vesel Muja 10 orë, zëvendësim, pushim i lehonisë  deri më datën  12.2019 

Një mësimdhënës i lëndës së matematikës, 10 orë deri më datën 30.06.2020

18. SHFMU “Zija Shemsiu”në Gjilan

Një mësimdhënës për lëndën e gjeografisë 6 orë dhe 4 orë mësim zgjedhor deri më datën 30.06.2020

19. Shkolla Fillore e Muzikës 

Një mësimdhënës për lëndën e kitarë 20 orë, deri më datën 30.06.2020

Një mësimdhënës për  lëndën e kitare  10 orë, deri më datën 30.06.2020

Një mësimdhënës për lëndën e violinë 20 orë, deri më datën 30.06.2020

Një mësimdhënës për  lëndën e trompetë  10 orë , deri më datën 30.06.2020 

Një mësimdhënës për  lëndën e perkusionet  10 orë, deri më datën 30.06.2020

Një mësimdhënës për  lëndën piano  20 orë, pushim lehonisë deri më datën 23.02.2020

1.Institucioni Parashkollor

IP “Ardhmëria II” Gjilan 

Një Edukatore

Shkollat e Mesme të Larta

Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti”

Një mësimdhënës i lëndës së matematikës në kohë të caktuar në vend të drejtorit të shkollës  20 orë 

Një mësimdhënës i lëndës së TIK-ut (si koordinator i aktiviteteve për implementimin e marrëveshjes së programit ASSET i financuar nga USAID deri 06.06.2022 )

Një mësimdhënës i lëndës së historisë, zëvendësim, pushim i lehonisë deri më datën 01.2020

SH.M.L. “Marin Barleti”

Një mësimdhënës i lëndës së TIK-ut për 14 orë plotësim norme në SHMM”Asllan Elezi” 6 orë deri më datën 30.06.2020 

SH.M.L. “Adem Kastrati”

Një mësimdhënës i lëndës së vizatimit pikturës 16 orë pushim i lehonisë deri më datën 03.2020

Një mësimdhënës i lëndës së vizatimit për 20 orë në vende të drejtorit të shkollës

Një mësimdhënës i lëndës së tekstilit për 13 orë deri më datën 30.06.2020 

Një mësimdhënës i lëndës ed. fizike për 10 orë deri më datën 30.06.2020

Gjimnazi Shoqëror “Zenel Hajdini”

Një mësimdhënës për lëndën e kimisë zëvendësim pushim pa pagesë deri me 06.2020

Një mësimdhënës për lëndën e filozofisë për 12 orë në kohë të caktuar në vend të zv. drejtorit  të shkollës 

Një mësimdhënës për lëndën e matematikës zëvendësim, pushim i lehonisë nga data 01.12.2019

SH.M.T. “Shkolla e Mesme e Muzikës”

Një mësimdhënës për lëndën piano  10 orë, deri më datën 30.06.2020

Një mësimdhënës për lëndën njohje instrumentesh  me plotësim norme piano 20 orë pushim i lehonisë deri më datën  01.2020 

Një mësimdhënës për lëndën lexim partiturave   me plotësim norme piano 20 orë pushim i lehonisë deri më datën  12.2019

Një mësimdhënës për lëndën teknologji e muzikës, folklor muzikor dhe piano 20 orë pushim i lehonisë  deri më datën  22.05.2020

SH.M.M. “Asllan Elezi”Gjilan

Një mësimdhënës i lëndës mjekësore 10 orë, (sëmundje ngjitëse 2 orë , të ushqyerit e fëmijës 1 orë, Mikrobiologjike me imunologji 2 orë, përkujdese ekzaminimi dhe trajnimi i fëmijës 1 orë dhe ekzaminimi i fëmijës gjatë fazave të zhvillimit 4 orë, zëvendësim pushimi lehonisë deri më datën 05.2020 

Një mësimdhënës i lëndës mjekësore 15 orë, (kujdesi shëndetësor 2 orë, mjetet aparatet dhe pajiset ne kabinetin e kujdesit shëndetësore 2 orë, shëndeti  dhe sëmundjet e njeriut 4 orë, deri më datën  06.2020

Një mësimdhënës për lëndën e psikologjisë, zëvendësim pushim i lehonisë deri më datën 01.2020

SH.M.B. “Arbëria”Gjilan

Një mësimdhënës i lëndës së TIK-ut 13 orë dhe 6 orë për lëndën e matematikës zëvendësim,  pushim i lehonisë nga data 01.12.2019 

Kontratat e punës (përveç pushimeve të lehonisë, pushimet pa pagesë dhe atyre të përcaktuara) lëshohen deri më 30.06.2020.

Kushtet e konkursit :

Kualifikimi për mësimdhënës : kërkohet përgatitja adekuate profesionale sipas normativet të MASHT-it në fuqi.  Të gjithë kandidatët të cilët  kanë mbaruar studimet jashtë Shtetit të Republikës së Kosovës   e që konkurrojnë për këto vende të punës, duhen që diplomat e tyre ( gradat universitare të fituara) të jenë të njohura nga  Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në pajtim me udhëzimin administrativ të MASHT-it,, nr. 8/2010,në të kundërtën komisioni gjatë selektimit të aplikacioneve, do të refuzoj çdo aplikacion të kandidatëve të cilët nuk e kanë plotësuar këtë kusht të konkursit.

Për vendet e punës në fjalë nevojiten këto dokumente: diploma mbi përgatitjen profesionale, kopja e letërnjoftimit, vërtetim mbi përvojën e punës, certifikatën e lëshuar nga sektori për gjendjes civile, me të cilin dëshmohet  vendbanimi i kandidatit,  vërtetimi nga gjykata kompetente se personi nuk është nën hetime. Të gjitha duhen të jenë kopje dhe nuk kthehen. 

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga shpallja në gazeta zyrtare dhe në mjetet e tjera të informimit .

Komisioni do të bëjë selektim të aplikacioneve dhe në intervistë ftohen vetëm ata kandidatë të cilët i plotësojnë kushtet e konkursit dhe në pajtim me normativet në fuqi.

Dokumentet e pakompletuara dhe ato të dorëzuara pas afatit nuk do të merren në shqyrtim.

Tё gjithë kandidatët e interesuar duhet t’i marrin aplikacionet dhe tё plotësuara tё dorëzohen pranë Qendrën për Shërbim të Qytetarëve nё Gjilan. 

Sqarim:

Për këto vende të punës, kandidatët duhet t’i nënshtrohen testit me shkrim. Kandidatët të cilët gjatë testit me shkrim marrin 50% të pikëve do të ftohen në intervistë me gojë.

Kandidatët të cilët aplikojnë më shumë se një shkollë, mund të aplikojnë vetëm me një formularë të aplikimit duke i cekur  emrat e shkollave ku aplikon.

Për kohën dhe vendin e mbajtjes së intervistave, kandidatët  do të informohen përmes njoftimit,  i cili do të publikohet në tabelat e objektit të Drejtorisë Komunale të Arsimit dhe në objektin pranë Qendrës për Shërbim me Qytetarë, menjëherë pas mbylljes së konkursit. 

Ky konkurs apo kjo shpallje skadon në ora 4:00pm, Friday December 13th, 2019.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close