Klinaku: Qëndrimi ekstremist kundër Rambujesë, e la të margjinalizuar LKÇK-në
Ish drejtuesi i Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës (LKÇK), Avni Klinaku tregon për rrugëtimin e organizatës pas luftës.
Klinaku në “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka thënë se mospranimi i Marrëveshjes së Rambujesë e ka lënë LKÇK-në të marxhinalizuar.
“Ne morëm një qëndrim ekstremist kundër Rambujesë dhe ai qëndrim ndoshta edhe me të drejt iu m ‘vesh edhe në skenën politike duke mbetur shumë e marxhinalizuar”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Ai thotë se transformimi nga ilegalja në legale ishte shumë i vështirë për LKÇK-në.
“Për tjerët LKÇK ishte më e organizuar nga të gjitha. Ne dolëm nga lufta me organe dhe kishim edhe gazetën tonë”.
Klinaku thotë se për t’u faktorizuar LKÇK u bashkua me AAK-në.
Ish drejtuesi i Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës (LKÇK) thotë se si LKÇK ashtu edhe LPK dhe LDK kanë pasur qëllim çlirimin e Kosovës.
“Edhe LDK ka pasur qëllim çlirimin e Kosovës, por ajo për dallim nga LKÇK dhe LPK që donin çlirimin me luftë mendonte se çlirimi mund të bëhej në rrugë paqësore”, tha ndër të tjera Avni Klinaku.