fbpx
Lajme

Klinton: Millosheviçi po vret njerëz të pafajshëm, Amerika do ta sulmojë atë fuqishëm

Në disa biseda sekrete të viteve 1998 dhe 1999, shihet përpjekja e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Bill Klinton, për ta ndihmuar popullin e Kosovës, duke bombarduar Serbinë.

Në këto transkripte, zbulohen edhe bisedat e shumta të tij me krerët e shtetit rus, ku ishte përpjekur t’i bindte se sulmet kundër regjimit të Millosheviqit ishin të nevojshme, për shkak të asaj që ai po bënte kundër civilëve të pafajshëm në Kosovës.

Në transkriptimet e datës 24 mars të vititi 1997 të siguruara nga Gazeta Express,  zbulohet një bisedë ndërmjet kryetarit të atëhershëm të SHBA-ve, Bill Clinton, me presidentin e Francës, Zhak Shirak, atij të Britanisë së Madhe Tony Blair kryeministrit gjerman, Gerhard Shoreder, dhe personalitete tjera të Evropës, ku ishte thënë se Jugosllavia duhet të bombardohet.

Në këto trans kripte zbardhet edhe një bisedë ndërmjet Bill Clinton dhe Boris Jelcin ku flitnin për Kosovën dhe Serbinë.

Siç shkruan gazeta serbe ‘telegraf’, në këto biseda Jelcin ishte pajtuar që të punonte kundër Sllobodan Millosheviqit, në mënyrë që ta ‘parandalonte bombardimin e Republikës Federale të Jugosllavisë”.

Klinton gjatë gjithë kësaj kohe ishte aktiv, dhe në bisedat e zbardhura me krerët e shteteve evropiane tregojnë vendimin e tij për ndërhyrje ushtarake kundër Serbisë, për çlirimin e Kosovës, shkruan Express.

“Millosheviq nuk i pranoi negociatorët tonë, dhe po vazhdon që të evakuojë fshatrat me ushtarët e tij. Ai nuk po na le neve asnjë zgjidhje tjetër. E di që ju jeni kundër diçkaje të tillë, por kjo nuk dëshiroj që të ndikojë në raportet tona”, i kishte thënë Klinton presidentit rus, Boris Jelcin. 

Ndërkohë Jelcin i ishtë përgjigjur atij, duke i thënë se bombardimi i Jugosllavisë është i pa kuptueshëm për Rusinë, dhe se nevojitën negociata politike, dhe jo shkatërrim i popullatës civile.

“Millosheviqi e ka thyer marrëveshjen. Dërgoi 40 mijë trupa dhe 300 tanke në Kosovë për ti dëbuar njerëzit jashtë fshatrave të tyre. Ai nuk dëshiron ta ndalë dhunën. Është vendim i juaj nëse doni ta ndalni atë”, i kishte thënë Bill Klinton –Jelcinit.

Klinton kishte thënë se nuk mund të jetë i qetë të shoh Millosheviqin derisa dëbon njerëzit nga shtëpitë e tyre.

 Gjatë këtyre bisedave me Jelcin, Klinton kishte thënë se Sllobodan Millosheviqit, nuk i interesojnë nëse prishen apo jo raportet ndërmjet Amerikës, Rusisë dhe Evropës.

‘Ai vret njerëz të pa fajshëm. Nuk e shqetësojnë atë fare raportet ndërmjet nesh”, ka thënë Klinton.  

Në këto biseda, Klinton kishte thënë se Sllobodan Millosheviq po përpiqet që ta bëjë të njejtën gjë që e bëri në Bosnje, dhe kjo do të dërgonte në një spastrim të ri etnik në Kosovë.

“Kjo është arsyeja kresore pse Amerika duhet të reagojnë dhe ta sulmojnë Jugosllavinë”, ka thënë Klinton.

Ndërkohë edhe shtetet evropiane ishin të vendosura njëjtë sikurse SHBA-të që të bëjnë diçka për ta ndalë Millosheviqin.

“Ata kanë frikë që do të përsëritet rasti i Bosnjës, dhe nuk dëshirojnë që të përhapet një gjë e tillë edhe ne Maqedoni dhe Shqipëri”, i kishte thënë Klinton, presidentit rus, Jelcin.

Ndërkohë Jelcin i ishte përgjigjur, se nuk ishte në rregull, që të bombardohet për shkak të ‘një njeriu’.

“Ne duhet ta rrethojmë Millosheviqin dhe ta kthejmë atë në rrugën e drejtë.Ministria e Jashmte  po punojnë për këtë gjë” kishte thënë Jelcin.

“Kjo do të ishte e mirë, nëse do të ishte e vërtetë”, i ishte përgjigjur Klinton.

Në një bisedë të zhvilluar në Prill të vitit 1999, Jeltsin i kishte thënë Klintonit se ka dëgjuar se disa gjeneral të ushtrisë ruse, kanë thënë se do të dërgojnë forca ushtarake për ta ndihmuar Millosheviqin.

Bombardimet e NATO-së kanë filluar me 24 mars 1999, zgjaten gjithsejtë 78 ditë. Këto bombardime si rezultat patën çlirimin e Kosovës dhe shënuan njëkohësisht shpërbërjen totale të Jugosllavisë.

Në përfundim të bombardimeve me 10 qershor, Klinton kishte falënderuar të gjithë homologët e tij rus për bashkëpunimin, që i dha fund një konflikti shumë vjeçar.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close