fbpx
Lajme

Ish shefi i shërbimit sekret: “Tahir Zemaj është i lidhur me vrasjen e Ahmet Krasniqit”, është një version që është diskutuar gjatë

Ish Shefi i Shërbimit Kombëtar z. Fatos Klosi ka folur për Ahmet Krasniqin, Tahir Zemajn dhe Bujar Bukoshin. Ai në RTSH ka treguar disa detaje interesante dhe supozime të kohës pë vrasjen e Kolonelit Ahmet Krasniqi.

Bujar Bukoshi nuk kishte marrë pjesë në varrimin e Ahmet Krasniqit në Tiranë.

po të ishte për t’i shërbyer, gjithë FARK-u ishte me oficerë që e kishin përfunduar akademinë serbe, sipas meje janë hipoteza dhe ne e mbyllëm këtë temë është problem kosovar, Tahir Zemaj është i lidhur me këtë vrasje, por jo se e ka vrarë, se ka gisht në vrasje, por për hatër të marrëdhenieve të tyre, por është një version që është diskutuar gjër e gjatë, mund të jetë edhe kjo. Një mos aprovim me veprimin e Kryeministrit i cili e dekoroi Tahirin për një skandal. Ushtria serbe kur i kapi ata i detyroi t’i hedhin flamurat, armatimin, i mori në televizion e ju dha televizion jugosllav e ai mbahej si hero, por është një version…

Sipas autorit të emisionit “ka patur dyshime të forta edhe për dicka tjetër, Tahir Zemaj ishte një ushtarak me shumë dritë hije në Kosovë, ai ishte në krah të Ahmet Krasniqit – vartës i tij, i dekoruar në mënyrë të dyshimtë në gradën kolonel nga ministri Krasniqi, Tahir Zemaj qëndronte në një repart ushtarak në Mamurras dhe dyshohet që priste të ndërhynte në trazirat e 14 shtatorit 1998 në Tiranë“.

https://www.youtube.com/watch?v=NekERHYn45M 47:00



Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close