fbpx
Lajme

Koci thumbon Kurtin për foton me Lulzimin: Mizat e kalit veç ndër bisht rrinë, aty gjejnë ushqimin

Veprimtari i hershëm i çështjes kombëtare, Gani Koci, ka thumbuar pa përmendur emrat e tyre Albin Kurtin për fotografinë e shpërndarë me djalin e komandantit legjendar, Adem Jasharit.

I burgosuri politik dhe ish ushtari i UÇK-së, Gani Koci, ka shkruar në llogarinë e tij në facebook, se “Mizat e kalit veç ndër bisht rrinë. Aty gjejnë ushqimin!”

Ne një dokumentar të realizuar gjatë kohës së luftës në Kosovë, ku flasin aktivistë e artistë të ndryshëm në Prishtinë, ajo që kishte rënë në sy ishte deklarata e tash kryeministrit Albin Kurti.

Gjersa flet për luftën ai shpjegon pikëpamjet e tij për zgjidhjen e problemeve dhe thotë se “ai personalisht nuk do ta kapte kurrë armen, sepse dëshiron ndryshe t’i zgjidhë problemet”.

“Nuk mund të kesh një luftë klasike dhe frontale, në mes të dy ushtrive. Nuk ka kësi lloj lufte. E keni parë Bosnjën, dhe e keni parë se është një nga luftërat më të tmerrshme. Shumë njerëz të pafajshëm duke vdekur. Nuk do ta kapja kurrë një armë në dorë. E kam thënë se mes luftës dhe dorëzimit preferoj zgjidhjen pa dhunë”, thotë Kurti në dokumentar. Kjo deklaratë ndodhi 2 javë pas rënies së familjes Jashari, më saktësisht me 16 mars 1998

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close