Albin Kurti dhe Isa Mustafa pas takimit rreth orësh që patën mbrëmë janë pajtuar që takimin e sotëm të zhvillojnë bashkë edhe me ambasadorët e Quint-it në Prishtinë si dhe me Shefen e Misionit të BE-së.
Njoftimin për këtë takim e dha mbrëmë vetë partia e Albin Kurtit.
Por ishte ky i fundit dikur ironizonte me Hashim Thaçin për ndërhyrjen e ndërkombëtarëve në proceset e ndryshme shtetërore.
“Hashim Thaçit i intereson se kjo ndërhyrje të jetë prej ndërkombëtareve, prej ambasadorëve, prej të huajve për kompromis. Ai nuk po thotë më se i ka numrat, por po kërkon qeveri gjithëpërfshirëse. Neve na intereson që ndërhyrjen jashtë parlamentare ta bëjnë qytetarët”, pati thënë Kurti më 2 nëntor 2014, shkruan Insajderi.
Albin Kurti dhe Isa Mustafa për rreth 3 muaj janë duke diskutuar për marrëveshjen e bashkëqeverisjes – marrëveshje kjo që ende nuk është arritur ndërmjet palëve.
https://www.youtube.com/watch?v=o0E6pEYTXdk&feature=emb_title