Epilogu

Komandant Kobra me rrëfim rrëqethës për Betejën e Koshares – tregon momentin e parë kur serbët pranuan dorëzimin

Komandanti i Njësisë Profesionale për Operacione Luftarake në Koshare, Naser Vllasi thotë se Beteja e Koshares ishte strategji e dy krahëve [UÇK dhe linja institucionale e asaj kohe- FARK].Vllasi thotë se ka pasur më shumë respekt për grupin e LKÇK-së pasi sipas tij vetëm ata nuk kanë bërë përçarje.“Edhe nga linja e FARK-ut por edhe nga UÇK kam njohur persona që kanë bërë përçarje. Por për fat të mirë përçarjet ishin në prapavijë e jo në frontin e luftës”, thotë Vllasi në “Debat“Kobra” thotë se ka qenë i angazhuar nga Agim Ramadani për të vëzhguar forcat serbe.Ai thotë se ka kryer detyrat dhe urdhrat e zinxhirit komandues gjithmonë nën emblemën e UÇK-së.“Lufta në Koshare ka qenë në nivel shumë të lartë dhe aty kanë pasur bashkërendim të gjitha njësitet. Objektivat si në luftën e Koshares nuk janë arritur në asnjë pjesë tjetër në Kosovë”, tha ai, përcjell Telegrafi.Komandanti i Njësisë Profesionale për Operacione Luftarake të UÇK-së ka rrëfyer edhe tentativën e parë për të marrë kazermën e Koshares.“Ne me një pjesë të këmbësorisë kemi pasur për detyrë të sulmojmë kazermën nga porta…Për shkak të luftës sonë të mirë, një prej komandantëve bëri kërkesë te ushtria serbe që të dorëzohen. Ata vetëm se filluan të dorëzohen. Derisa po shtriheshin në tokë, një ushtarë yni shtiu pa dashje dhe normalisht pakti u prishë dhe ata ngritën dhe me vrap largohen. Ata nuk kanë qenë në objekt por kanë përdorur edhe objektin si strategji. Ishin të vendosur në bunkerë rreth objektit pasi e dinin se NATO do ta sulmonte atë”.Vllasi thotë se ai me dy pjesëtarë të Njësisë Kobra arritën të futeshin në kazermën ushtarake por që thotë se për pak sa nuk u vranë nga bashkëluftëtarët.“U hap një zjarr mbrapa neve nga ushtarët tanë nga të gjitha llojet e armëve. Nuk e di nëse kanë menduar se jemi ushtarë të armikut edhe pse ne jepnim shenja se jemi ne…Edhe pse unë kam tentuar të dalë nga objekti për t’iu bërë me dije se jemi ne, është shtënë përsëri me armë të rënda dhe me snajper. Për fat të mirë plumbat nuk i më rrokën por kishin depërtuar korridorit”.Komandanti i Njësisë Profesionale për Operacione Luftarake, thotë se edhe sot e kësaj dite nuk ka marrë ndonjë sqarim pse ka ndodhur ai gabim që mund t’i kishte kushtuar me jetë./Telegrafi/

Exit mobile version